IT Organizate

Sony pret të humb 3 miliardë dollarë

Feb 2 2012
0 Shpërndarje
Sony pret të humb 3 miliardë dollarë

Parashikimet e fundit për raportet financiare të Sony vlerësojnë një humbje prej afër 3 miliardë në vitin fiskal që si të gjitha kompanitë japoneze mbaron në fund të muajit mars. Këto humbje janë reflektim i shitjeve të stoqeve në kompaninë për prodhimin e LCD-ve dhe vërshimet në Tajlandë.

Kjo shifër është dyfish në krahasim me parashikimet e para. Ndikim të madh në këto humbje kanë pasur edhe shpenzimet themelore, përfshirë taksat të lidhura me divizionin për celular, Sony Ericsson që është duke u shndërruar në kompani e kontrolluar në tërësi nga Sony.

Sidoqoftë, viti i kaluar fiskal për Sony-n nuk ka qenë më i mirë as në divizionet tjera të prodhimit. Të hyrat nga Walkman, Bravio dhe Vaio, kanë shënuar një rënie gjatë muajve tetor-dhjetor duke u fundosur thellë edhe në humbjet operative. Kompania ka fajësuar konkurrentët për uljen e çmimeve në industrinë e televizionet në tregjet kyçe të Sony-t, në Japoni, Evropë dhe SHBA.

Në çerekun tetor-dhjetor, shitjet kanë rënë për 17.4% në krahasim me vitin paraprak, në 24 miliardë dollarë. Humbja neto e kompanisë është rreth 160 miliardë jen gjatë këtij çereku, që është afër 2 miliardë dollarë.

Në janar Sony shiti aksionet e saja në joint-venture për prodhimin e LCD me Samsung për rreth 1 miliardë dollarë. Ky transaksion pritet të ndihmoj Sony-t në sigurimin e parave të gatshme në këto kohë të vështira, si dhe do ta ndihmojë në vendosjen e një strategjie të re në tregun e televizorëve.

 

Lajmet e fundit>