Business & Management

Sony planifikon shkurtime të reja

Oct 21 2012
0 Shpërndarje
Sony planifikon shkurtime të reja

Ditën e premte Sony deklaroi se raundi aktual i shkurtimeve do të përfshijë punëtorët e sektorit të TV si dhe sektorit qëndror në Tokio. Po ashtu, kompania planifikon mbylljen e fabrikës së prodhimit të telefonave në Japoni.

Këto shkurtime, janë pjesë e reduktimit global prej 10 000 punonjësish, nismë kjo që është bërë publike në prill. Aktualisht Sony do të fillojë të punojë më tepër me kontraktime të punonjësve të jashtëm, pra produktet e tij do të prodhohen nga kompani të tjera si p.sh Foxconn.

Kompania Sony kishte planifikuar ristrukturimin

Shkurtimet e fundit do të përfshijnë rreth 2000 punëtorë. Pjesa më e madhe e tyre dalin në pension më shpejt. Sony deklaroi se do të mbyllë fabrikën në prefekturën Gifu, Tokio perëndimore. Ajo prodhonte telefona të modeleve më të vjetra dhe pajisje për imazhet dixhitale, përfshirë edhe lentet.

Puna e kësaj të fundit do të transferohet në një fabrikë të veçantë, tek e cila Sony planifikon të përqëndrohet më tepër duke prodhuar smartfonët e tij të rinj dhe me karakteristika të avancuara.

Gjiganti i elektronikës gjendet tashmë në mes të planit të ristrukurimit. Deri në mars 2013 kompania do të reduktohet me 10 000 punonjës në të gjithë botën. Deri në mars të këtij viti kompania kishte 162 700 punonjës. (CIO Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>