IT Organizate

Sony largon 10 mijë punëtor

Apr 10 2012
0 Shpërndarje
Sony largon 10 mijë punëtor

Sony do të largoj 10 mijë punëtor për të ndalur humbjet e mëdha financiare që po rezultojnë edhe nga kriza e fundit globale në ekonomi.

Kjo shifër përfaqëson 6% të forcës punëtore të kësaj kompanie. Pothuajse gjysma e këtyre 10 mijë punëtorëve do të jenë nga bizneset kimike dhe për panele të sheshta. Banka Zhvilluese e Japonisë tashmë është pajtuar të blej biznesin e produkteve kimike të Sony-t. Për më tepër një operacion i ri përkrahës nga qeveria japoneze, Japan Display Inc, do të marrë bizneset e vogla dhe të mesme të ekraneve likuide kristalore të Sonyt. CEO i ri i kompanisë, Kazuo Hirai, i cili sapo ka zëvendësuar Howard Stingerin në këtë pozitë, ka paralajmëruar se ai do të jetë i detyruar të marrë hapa “të dhimbshëm” për të këndellur gjigantin japonez.

Përkundër këtyre masave, Sony pritet të mbyll vitin e fiskal me humbje. Ngjashëm edhe vitin e kaluar Sony kishte njoftuar për humbje të thella që silleshin përafërsisht rreth 3 miliardë dollarë.

 

Lajmet e fundit>