Harduer

Sony lançon ultrabook-ët e parë

May 4 2012
0 Shpërndarje
Sony lançon ultrabook-ët e parë

Sony po i bashkohet Intel në një tentim tjetër për të nxitur shitjen e ultrabook-ëve me familjen e re të Vaio T, që përfshin modele me ekran nga 11.6 inç deri në 13.3 inç, deklaruan nga kompania.

Ultrabook-ët Vaio T do të fillojnë të liferohen në muajin maj, derisa nuk është publikuar ndonjë e dhënë për koston ose lokacionin ku do të distribuohen.

Ngjashëm si me shumë ultrabook tjerë, edhe Sony ka marrë inspirim nga MacBook Air të Apple kur ka zgjedhur materialin. Ultrabook-ët e Sony-t janë të prodhuar nga magneziumi dhe alumini, deklarojnë nga kompania.

Modeli 13 inçësh peshon përafërsisht 1.6 kilogram dhe ka përmasa 222mm me 17.8mm me 323mm me një bateri standarde dhe është më i rëndë se MacBook Air 13 inçësh i Apple që peshon 1.35 kilogram.

Modeli 13 inçësh operon me një procesor të Intel, Core i3-2367M.

Nga Sony nuk dhanë ndonjë informatë në lidhje me serinë e re të procesorëve të Intel, Ivy Bridge. Ultrabook-ët e parë me këtë teknologji pritet të godasin tregun në qershor të këtij viti.

Pos procesorit Core i3-2367M, modeli 13 inçësh do të ketë RAM memorie prej 4GB dhe disk të ngurtë prej 320 GB.

Disa nga konfigurimet do të përfshijnë edhe flash drive SSD dhe konfigurime hibride që kombinojnë disqet e ngurta me SSD memorie duke përdorur Smart Response Techonology të Intel.

Sony premtoi edhe që fuqia e baterisë do të jetë së paku një ditë pune, deri në 9 orë kur përdorin hapësirën SSD, dhe një modë fjetjeje mund të përdoret deri në 90 ditë pa humbur tërë energjinë. /cio.al/

Lajmet e fundit>