Business & Management

Sony fshin 1 miliard dollar nga biznesi i filmave

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Sony fshin 1 miliard dollar nga biznesi i filmave

The company logo of Sony Cooperation is seen at the CP+ camera and photo trade fair in Yokohama, Japan, February 25, 2016. REUTERS/Thomas Peter/File Photo

Gjigand Japonez Sony do të reduktojë vlerën e biznesit të filmave me afro 976 milion dollar. Në një qëndrim zyrtar të Hënen, grupi japonez tha se pritshmëritë e kompanisë kanë rënë sa i përket fitimeve nga DVD-të, disqet Blu-ray dhe produkte të tjera të argëtimit.

Vitet e fundit Sony ka përfunduar pas rivalëve me të ardhurat e gjeneruara nga hitet e mëdha. Në 2016-ën kompania kishtze 8% të tregut Amerikan të biletave duke u rënditur në vendin e pestë në mesin e studioeve të Hollywood-it.

Këtë vit Sony do të mbështetet tek filma si Siper-Man:Homecoming dhe Smurfs:The Lost Village për të gjeneruar fitime.

Pas njoftimit të ditës së sotme, aksionet e grupit Sony ranë me 4%. Gjithashtu lajmi vjen vetëm dy javë pas largimit të shefit ekzekutiv Michael Lynton i cili do të bëhet shefi i Snap muajin e ardhshëm. Snap, zotëruesi i aplikacionit Snapchat, pritet të dalë në bursë gjatë këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>