Siguri

Sony do të shpërblejë përdoruesit që u prekën nga sulmi i hakerave “Anonymous”

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
Sony do të shpërblejë përdoruesit që u prekën nga sulmi i hakerave “Anonymous”

gsmarena_001 (3)Në vitin 2011, kompania Sony në momentin që platforma PS3 u prezantuar në treg pati probleme me sigurinë e të dhënave të përdoruesve. Grupi i hakerave i njohur anembanë botës “Anonymous” vodhi fjalëkalimet, emrat dhe në disa raste edhe informacione mbi pagesat e kryera nga përdoruesit e PS3. Sony shpërndau falas disa nga lojërat më të famshme tek përdoruesit e saj në formën e një kërkese për falje. Deri në ditën e sotme Sony ka shpërndarë në formën e lojërave falas ose përfitime brenda platformës deri në 15 milionë dollarë.

Kjo nuk është e gjitha, pasi Sony ka vendosur që të kompensojë të gjithë ata përdorues, të cilët ishin viktima të sulmit që u krye në vitin 2011. Përdoruesit, të cilëve ju vodhën të dhëna mbi identitetin e tyre do të marrin nga kompania Sony një shumë prej 2500 dollarësh.

Krahas parave përdoruesit e prekur do të marrin edhe një abonim 3 mujor falas për ofertat Playstation Plus ose ata do të jenë të lirë të zgjedhin një nga lojërat e PS3 ose PSP falas. Përdoruesit, të cilët ishin pjesëtarë të fushatës “Welcome Back”, që u krye disa vite më parë nuk do të përfitojnë nga shpërblimet monetare që do të kryejë kompania. (PCWorld Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>