Karriere

Sony do të emërojë si shef të ri të Sony Mobile Communications, Hiroki Totoki

Oct 30 2014
0 Shpërndarje
Sony do të emërojë si shef të ri të Sony Mobile Communications, Hiroki Totoki

sonyKompania e njohur Sony, lajmëroi të enjten se më 16 nëntor do të emëronte zëvendës presidentin e ri të Sony Mobile Communications. Ai do të jetë Hiroki Totoki dhe do të marrë postin e Kunimasa Suzuki në biznesin problematik të smartfonëve.

Totoki aktualisht është duke shërbyer si drejtor i planeve të korporatës pas shefit ekzekutiv të Sony, Kazuo Hirai. Ky i fundit e cilëson Totokin si njeriun e tij më të besueshëm brenda kompanisë përkrah shefit të financave Kenechiro Yoshida.

Shitjet e ulta të smartfonit Xperia të Sony kanë ndikuar negativisht në të ardhurat e departamentit elektronik të telefonëve të Sony. Kjo ka bërë që raportet të lënë shumë për të dëshiruar ndaj dhe Sony do të ndërmarrë këtë vendim duke menduar se Totoki do të rivitalizojë këtë biznes të kompanisë. (CIO Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>