Harduer

Sony blen Sony Ericsson-in

Feb 16 2012
0 Shpërndarje
Sony blen Sony Ericsson-in

Kompania Sony ka kompletuar blerjen e joint-venture për celular Sony Ericsson dhe tani e tutje do të jetë nëndegë e kompanisë Sony. Në të ardhmen kjo kompani do të quhet Sony Mobile Communications.

Njoftimi për blerje është publikuar në tetor të vitit të kaluar dhe për 50% e Ericsson, Sony ka paguar 810 milionë dollarë.

Bashkëpunimi ndërmjet Sonyt dhe Ericsson kishte filluar në vitin 2001, duke ndihmuar kryesisht kompaninë e biznesit celular të Sonyt dhe duke i ofruar një prezencë të gjerë në tregun ndërkombëtar. Falë këtij bashkëpunimi Sony qe në gjendje të prodhoj produkte si Walkman dhe Cybershot në celularët e tyre.
Por, me përhapjen e celularëve të mençur, Sony deklaroi që dëshiron të integrojë më mirë produktet Xperia me linja tjera të produkteve ashtu siç bëjnë kompanitë rivale, Apple dhe Samsung. Sony është duke provuar të ngrit nivelin e produkteve të saj në platformën mediale, me të cilën provon të ofroj përvojë më të mirë në celularë, televizor, tabletë dhe PC.

Ky integrim vjen në një periudhë të rëndë financiare si për Sonyn ashtu edhe për nëndegën e saj të re. Rezultatet e fundit fiskale të Sonyt parashohin një humbje prej afër 3 miliardë dollarë.

Lajmet e fundit>