Internet

Sony bashkon rrjetet e saja

Feb 9 2012
0 Shpërndarje
Sony bashkon rrjetet e saja

Sony do të lidh shërbimin për lojëra online PlayStation Network me platformën e rrjeteve tjera të kompanisë.

Kompania u dërgoi një mesazh përdoruesve të PlayStation Network që llogaritë e tyre do ribrendohen nën Sony Entertainment Network. Përdoruesit do të ridrejtohen në një ekran të ri kyçës për më shumë shërbime të përgjithshme, dhe herën e parë kur të lidhen do të duhet të pajtohen me një politikë private pak më ndryshe, përfshirë termet e reja lidhur me kontrollin prindëror.

Sony deklaroi që do të ndryshoj vetëm emri i rrjetit, derisa të gjitha kredencialet e llogarisë do të mbeten të njëjta. Kjo lëvizje e kompanisë vjen me qëllim të integrimit të platformës PlayStation në shërbime dhe produkte më të gjera, që sipas CEO-s Kazuo Hirai është kritike për strategjinë e kompanisë. Vitin e kaluar Sony kombinoi të gjitha shërbimet, konzollat e lojërave dhe platformat e rrjeteve në një divizion të vetëm,pas largimit të divizionit të lojërave nga regjioni i Aoyamas në distriktin e Shinagawas, në vitin 2010.

Ky ndryshim do të implementohet në përditësimin e softuerit të konzollave të lojërave, PlayStation 3 dhe PlayStation Vita. Kjo e fundit është lëshuar në treg në Japoni vitin e kaluar, derisa në Amerikë Veriore dhe Evropë do të shfaqet në treg në fund të këtij muaji.

 

Lajmet e fundit>