Slider

Sondazhi i Interbrand: Apple është kompania më e fuqishmen në botë

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Sondazhi i Interbrand: Apple është kompania më e fuqishmen në botë

gsmarena_002Kompania Interbrand ka realizuar një sondazh mbi markat më të mira të globit për vitin 2014 .Lista e 100 kompanive botërore më të fuqishme kryesohet nga kompania teknologjike Apple, me një vlerë totale prej 118.9 miliardë dollarë, e cila është në vend të parë, ndërsa pas saj është Google me vlerë 107 miliardë dollarë

Në 100 firmat totale që gjenden në listë, 13 prej tyre operojnë në sektorin e teknologjisë, dhe 5 prej tyre janë në dhjetëshen e parë. Kështu Apple dhe Google janë në dy vendet e para, ndërsa IBM dhe Microsoft zënë vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht. Samsung është në vend të shtatë. Coca-Cola është akoma në vend të tretë, e cila ka marrë medaljen e bronzit pas Apple dhe Google-it. Kjo kompani ka qenë marka më e mirë e pijeve për gati 13 vjet rresht.

Këto kompani teknologjike tejkaluan edhe gjigantë të industrisë së argëtimit, si Disney apo MTV, kompanitë që merren me prodhimin e makinave, si Mercedes Benz dhe BMW, dhe markat luksoze të veshjeve si Louis Vuitton dhe Cartier.

Për të bërë listimin e këtyre kompanive Interbrand është bazuar në tre aspekte kryesore, si rezultatet financiare të produkteve dhe shërbimeve të kompanive, rolin që luajnë këto marka tek konsumatorët, dhe aftësinë që kanë ata për të rritur fitimet e kompanisë. Metodologjia e saj është certifikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim, që do të thotë se rezultatet e saj janë shumë të sakta. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>