Mobile

Sondazh: Për nënat, smartfonët lehtësojnë stresin e rikthimit të fëmijëve në shkollë

Sep 5 2012
0 Shpërndarje
Sondazh: Për nënat, smartfonët lehtësojnë stresin e rikthimit të fëmijëve në shkollë

Joga, frymëmarrje të thella, verë… Ka shumë mënyra për ta bërë jetën më pak të stresueshme, por kohët e fundit, janë smartfonët ata që duhen ‘përgëzuar’ si çlirues të stresit – të paktën për nënat e fëmijëve që shkojnë në shkollë.

Një sondazh i realizuar së fundmi, nxjerr në pah se 85% e nënave thonë se ‘smartfoni pa dyshim mënjanon stresin e rikthimit të fëmijëve në shkollë’.

Femra, nga të gjitha moshat, u shprehën se telefonët zenë një vend tepër të rëndësishëm në reduktimin e stresit në këtë periudhë, qofshin ata smartfonë apo edhe celularë të thjeshtë. Këtë mendim ndanin 89% e nënave nën 35 vjeç, 85% të moshës 35 – 44 vjeç dhe 83% e atyre mbi 45 vjeç.

Por periudha e rikthimit të fëmijëve në shkollë nuk është e vetmja kur nënat kanë nevojë për smartfonët e tyre – rreth 87% e tyre u shprehën se smartfonët i kanë ndihmuar të jenë nëna më të mira në përgjithësi.

Këto të dhëna vijnë nga një sondazh i quajtur ‘Nënat rikthehen në shkollë me celularë’, të realizuar nga Interactive Advertising Bureau (IAB)dhe Meredith’s Parents Network.

Për çfarë tjetër i përdorin ato celularët?

· Komunikim me stafin e shkollës së fëmijëve (33%)

· Organizimi i kalendarit familjar (30%)

· Shpërndarja e informacioneve për rikthimin e fëmijëve në shkollë përmes rrjeteve sociale (28%)

· Ruajtja e lidhjeve me prindërit e tjerë (26%)

· Gjetja e kuponëve dhe uljeve të çmimeve nëpër dyqane (25%)

· Krijimi dhe kontrollimi i listave të blerjes (21%)

· Blerjet online (20%)

Së fundmi, sondazhi vuri në dukje se nënat e fëmijëve parashkollorë janë më të prirura për t’u bërë foto fëmijëve të tyre (56%), më tepër se nënat e fëmijëve që ndjekin shkollën fillore (44%) apo se ato fëmijët e së cilave vazhdojnë gjimnazin (33%).

Sondazhi u krye me mbi 500 femra, 375 prej të cilave zotëronin një smartfon. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>