Investim

Software AG blen Metismo-n

May 31 2011
0 Shpërndarje
Software AG blen Metismo-n

altKompania Software AG ka blerë Metismo-n. Metismo është një kompani britanike krijues i një platforme për zhvillimin e aplikacioneve mobile që lejon aplikacionet të vendosen në sisteme operative të shumta të celularëve.

Kompania gjermane nuk ka dhënë informata për termet financiare të transaksionit.

Platforma Bedrock e Metismos u mundëson zhvilluesve të shkruajnë aplikacione duke përdorur Java-n. Më pas platforma CrossCompiler konverton kodin burimor në aplikacione të cilat mund të përdoren drejtpërdrejt në iPhone dhe iPad të Apple, dhe celularët e mençur të bazuar në Android, BlackBerryOS, Windows Phone dhe webOS.

Popullariteti në rritje i qasjes në internet me anë të celularëve po transformon në mënyrë të shpejtë llogaritjet e ndërmarrjeve, dhe është diçka ndaj të cilës kompanitë duhet të reagojnë, sipas CTO-së të Software AG, Wolfram Jost.

Teknologjia e Metismo-s ndihmon në zgjidhjen e çështjeve komplekse për platformat mobile në qasjen e tyre në ndërmarrje.

Duke përdorur Bedrock, kompanitë mund të fokusohen në zhvillimin e aplikacioneve në vend që “të harxhojnë para dhe kohë në zhvillimin e veçanta”, deklarojnë nga Metismo.

Metismo është qartazi në ofrimin e veglave zhvilluese për platformat mobile, ndërsa si konkurrentë kryesor kanë RhoMobile dhe Appcelerator.

Aplikacione mobile shpesh qasen dhe manipulojnë me të dhënat e ruajtura në cloud. Javën e kaluar Software AG bleu një zhvillues softuerësh në anën e kundërt të kësaj lidhjeje, Terracotta, që do të lejoj zhvilluesit më shumë shërbime të avancuara cloud, dhe rritje të performancës së veglave menaxhuese për softuerin biznesor duke përdorur teknologjinë e Terracotta-s.

Lajmet e fundit>