Investim

SoftBank ofron 48 miliard dollar për blerjen e Uber

Nov 28 2017
0 Shpërndarje
Dy muaj më parë u raportua se startupi më me vlerë në botë ishte pranë një investim madhor nga SoftBank. SoftBank ofron 48 miliard dollar për blerjen e Uber Photo Source: Getty Images

Grupi Japonez SoftBank ka ofruar 48 miliard dollar për blerjen e Uber Technologies, një marrëveshje e cila nëse finalizohet do ti kushtojë kompanisë 30% më pak sesa vlera reale e shërbimit taksi.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters investimi do të nxiste ndryshime në bordin drejtues të Uber i cili tani e tutje do të përbëhet nga 17 anëtarë duke reduktuar ndjeshëm influencën e ish ekzekutivit Travis Kalanick.

Ky investim mbështetet nga ekzekutivi i ri Iraniani Dara Khosrowshahi i cili mori drejtimin e Uber në një kohë skandalesh dhe ndryshime thelbësore në kompani.

Dy muaj më parë u raportua se startupi më me vlerë në botë ishte pranë një investim madhor nga SoftBank.

Kjo marrëveshje do të sillte stabilitet tek Uber pas një 2017 të vështirë. Uber gjithashtu është paditur në Kaliforni dhe Chigagco për sulmin kibernetik i cili ka ekspozuar 57 milion llogari konsumatorësh dhe shoferësh.

Firma tha javën e kaluar se kishte paguar 100,000 dollar hakerave për ta mbajtur të fshehtë.

Ky lajm nisi një seri hetimesh nga të paktën 5 vende të botë përfshirë Britaninë, SHBA-të dhe Australinë.

Hakimi është një tjetër ngjarje kontroverse për Uber pas akuzave për ngacmime seksuale nga shoferët e kontraktuar të kompanisë së shërbimit taksi.

Informacionet e vjedhura janë emra, adresa e-mail dhe numra telefonikë të përdoruesve të Uber në mbarë botën.

Dy hakerët kishin fituar akses në informacionin sekret të kompanisë përmes GitHub, një shërbim ku inxhinierët bashkëpunojnë në kodet e softuerëve. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>