Mobile

Softbank lançon shërbim mobil 76Gbps

Feb 22 2012
0 Shpërndarje
Softbank lançon shërbim mobil 76Gbps

Operatori i tretë mobil në Japoni të hënën deklaroi që gjatë kësaj jave do të lançoj shërbimin e ri me shpejtësi të lartë, me një Wi-Fi router portabël që do të përkrah shkarkime në shpejtësi deri në 76Mbps.

Softbank deklaroi që rrjeti i tyre wireless, i paralajmëruar për herë të parë vitin e kaluar do të përkrah pajisje me shpejtësi deri në 110Mbps, më shpejt se lidhjet me kabllo të shumë kompanive tani.

Kompania do të organizoj lançimin zyrtar të “Softbank 4G” të premten. Pajisjen e parë që do ta ofroj për rrjetin e saj do të jetë një router Wi-Fi portabël në formë sapuni nga Seiko Instruments, që do të lejoj deri në 10 përdorues të shpërndajnë lidhjen e tyre mobile për shkarkime me shpejtësi deri në 76Mbps dhe ngarkime deri në 10Mbps.

Rrjeti i Softbank është i bazuar në formatin e quajtur AXGP, një version i avancuar në krahasim me standardin e vjetër japonez, PHS (Personally Handy-phone System). Nga Softbank deklarojnë që ky sistem është i përshtatshëm me TD-LTE, një standard kinez i njohur si LTE TDD, që është duke fituar popullaritet nëpër tërë Azinë. Raportet e mediave deklarojnë që Apple do të përkrah këtë standard në pajisjet e ardhshme.

Shërbimi do të kushtoj 70 dollarë për muaj, ose rreth 50 dollarë për përdoruesit që kanë kontratë me celular të mençur ose tabletë. Shpejtësia e shkarkimit do të jetë e kufizuar në 128kpbs për përdoruesit që tejkalojnë 5GB trafik në muaj, edhe pse ky kufi mund të largohet për një kosto shtesë.

Shërbimi 4G do të jetë në dispozicion vetëm në qytetet më të mëdha të Japonisë në fillim, dhe do të rikthehet në rrjetin ekzistues 42Mbps të Softbank në rajone tjera.

Dy operatorët tjerë të mëdhenj japonez gjithashtu janë përkushtuar tek standardet e bazuara në LTE. NTT DoCoMo, ofruesi më i madh i shërbimeve mobile në vend ka lançuar shërbimin në vitin 2010 me emrin “XL” të quajtur “Crossy”.

Në SHBA, operatorët Verizon dhe AT&T operojnë në rrjetet LTE.

Lajmet e fundit>