Mobile

Smartfoni i parë nga Intel në Evropë

Jun 1 2012
0 Shpërndarje
Smartfoni i parë nga Intel në Evropë

Operatori celular Orange nga Britania, deklaroi dje se smartfoni i prodhuar në San Diego, i njohur më parë si Santa Clara, do të dalë në shitje më 6 korrik.

Sot, procesorët ARM kryesojnë sa i përket pjesëmarrjes së tyre në smartfonë dhe tabletë, por Intel është i përkushtuar që të ndërtoj pajisje për këtë treg që po rritet.

Ky smartfon ka një procesor Atom Z2460 të Intelit me 1.6GHz. Telefoni po ashtu ka një ekran prej 4.03 inçësh me rezolucionin prej 1024-me-600 pikselë dhe një kamerë 8 megapikselëshe që do të jetë në gjendje të kapë 10 fotografi në një sekondë dhe të regjistroj video në 1080p.

Yves Maitre, zëvendës kryetar i lartë për pajisje në Orange Group, deklaroi se janë të interesuar të përfshihen në garën e smartfonëve e cila dita ditës po bëhet më e fortë.

Orange është një mbështetës i madh i HD Voice, që është vendosur në San Diego. Për momentin, ky telefon e ka sistemin operativ Android 2.3, dhe shumë shpejt pritet që të bëhet azhurnimi në Android 4.0. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>