Mobile

Smartfonët zgjasin ditën tonë të punës me dy orë

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Smartfonët zgjasin ditën tonë të punës me dy orë

Orari i zakonshëm i punës që përfundon rreth orës pesë pasdite nuk do të thotë domosdoshmërisht se atje është fundi i ditës së punës.

Madje, edhe pas një dite pune prej 9 apo 10 orësh, punonjësit britanikë deklarojnë se kontrollojnë e-mailin e tyre apo iu përgjigjen telefonatave lidhur me punën.

Këto janë rezultate që vijnë nga një studim i britanikes Pixmania. Të pasurit akses të vazhdueshëm në pajisjet tona mobile na kushton rreth dy orë shtesë pune në ditë.

Njerëzit i përkushtohen punës edhe jashtë orarit zyrtar të saj, me pajisjet mobile

“Krijimi i smartfonëve ka pasur përfitime të mëdha për të gjithë njerëzit në Britani”,- shprehet Ghadi Hobeika, drejtor marketingu i Pixmania.com.

“Megjithatë, ka disavantazhe. Të kesh një smartfon do të thotë që nuk mund të shkëputesh dot nga puna.” Rreth 1 në 10 njerëz raportojnë se harxhojnë tre orë të tjera jashtë punës për të kontrolluar e-mailin apo për t’iu përgjigjur telefonatave.

Rreth 2/3 e pjesëmarrësve në sondazh e fillojnë korrespodencën e punës sapo zgjohen nga gjumi, pra rreth orës 6 ose 7 të mëngjesit, dhe e mbyllin atë rreth orës 11 të darkës, para se të flenë.

Për disa njerëz, ky ngjan si një cikël i pafundëm, pasi thjesht ideja që kanë një smartfon i bën psikologjikisht të mendojnë sikur janë të rrethuar me punën e tyre. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>