Aplikacione

SlideShare i LinkedIn shton mjete analitike

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
SlideShare i LinkedIn shton mjete analitike

SlideShare, një faqe për ndarjen e prezantimeve, e përdorur kryesisht nga profesionistët, ka shtuar disa funksionalitete premium që i lejon anëtarët të monitorojnë nga afër përdorimin e prezantimeve të tyre.

Të dhënat e detajuara analitike janë krijuar të ndihmojnë pronarët e prezantimeve në punët e tyre, ku përfshihen përmirësimi i planeve të shitjes, mprehja e strategjive të marketingut apo rishikimi i materialeve të trajnimit të kompanive.

slideshareFunksionaliteti i ri quhet SendTracker dhe i lejon njerëzit të ndajnë prezantimet e tyre me marrësit e përzgjedhur nëpërmjet një lidhjeje unike që mund t’i dërgohet nëpërmjet emailit ose metodave të tjera, si përdorimi direkt i mesazheve në mediat sociale.

Në momentin që marrësit aksesojnë prezantimin duke klikuar mbi lidhjen, SlideShare i gjurmon dhe ndërton një sërë veprimesh analitike, si p.sh. sa kohë çdo person shpenzon duke parë çdo slide dhe sa herë ata e kanë parë prezantimin.

“Kjo karakteristikë mund të jetë gjerësisht e aplikueshme,”tha Ross Mayfield, Drejtues i SlideShare i kompanisë Business Development.

Për shembull një agjent shitjeje mund të vendosë bazuar nga të dhënat analitike kur mund të jetë koha e duhur për te vazhdur me një prezantim, ndërkohë që drejtuesit e marketingut mund të monitorojnë nëse punonjësit e tyre janë duke përdorur materiale të vjetra marketingu, tha ai.

SendTracker është i disponueshëm pa ndonjë kosto ekstra tek abonentët e llogarive me pagesë të SlideShare- të quajtur SlidePro- që fillojnë me 19 $ në muaj. Gjithsesi SlideShare u jep mundësinë përdoruesve të versioneve pa pagese të provojnë SentTracker me një nga prezantimet e tyre. Anëtarët mund të ndajnë nëpërmjet SendTracker vetem prezantimet që ata kanë ngarkuar tek libraria e tyre e dokumenteve.

SlideShare, i cili u ble nga Linkedln vitin e kaluar, numëron rreth 60 milionë vizitorë ne muaj të cilët ngarkojnë, ndajnë, rishikojnë, vlerësojnë edhe komentojnë prezantimet, dokumentet, videot dhe seminarët. Tek përdoruesit përfshihen Shtëpia e Bardhë, NASA, Shtetet e Bashkuara, IBM, Pfizer dhe McGraw-Hill. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>