Aplikacione

Skype me ndryshime të vogla, por të nevojshme

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Skype me ndryshime të vogla, por të nevojshme

Skype sapo ka lëshuar Skype 5.10 për Windows dhe 5.8 për Mac, dhe që të dy lëshimet përfshijnë ndryshime të vogla por mjaft domëthënëse.

Klienti për Windows në mënyrë të ndjeshme bashkon kontaktet e rrjetit Facebook me ata të Skype në një listë të vetme të kontakteve. Dhe nëse keni shumë shokë dhe kolegë që janë bërë vështirë për t’u menaxhuar, s’ka problem: tani është e mundur që t’jua bëni pin kontakteve tuaja më të rëndësishme në pjesën e sipërme, kështuqë ata të jenë gjithmonë të qasshëm në çast.

Dhe nëse së fundi keni pasur probleme madhore me video thirrjet duke përdorur kompjuterët e vjetër, tani do të keni një opsion të duhur që bën ndaljen e enkodimit harduerik. Nuk është diçka e nevojshme përderisa nuk keni ndonjë funksionim të ngadalshëm, por nëse dëshironi ta aplikoni atë, atëherë keni nevojë që të bëni një konfigurim bazik. Dilni nga Skype, shkoni në C:/User/*Nameoftheuser/Windows/AppData/Roaming/Skype/*NameonSkype*/, hapni Config.xml dhe pastaj shtoni rreshtin e mëposhtëm nën seksionin [General].

<VideoDisableDirectX>1</VideoDisableDirectX>

Ndërsa Skype 5.8 për Mac ka pasur një ndryshim të vogël sa i përket ndërfaqes në ekran të plotë të paraqitur në versionin 5.0. Lista e hollë me kontakte është rikthyer dhe tani ju mund ta ripoziciononi dhe ta ndryshoni madhësinë e saj.

Video thirrjet në pajisjet mobile tani janë më “të mençura”. Nëse kontakti juaj është duke përdorur Skype për iPhone, iPad ose Android, ai mund ta ndryshojë orientimin e pajisjes së vet, pastaj Skype do ta bëjë automatikisht kalimin e thirrjes në formën portret ose peizazh, ashtu siç është më përshtatshëm. (Kjo tashmë funksionon kur flisni me përdoruesit e Windows Phone).

Përdoruesit e Skype Premium tani do të gjejnë videon e paraqitjes së drejtpërdrejt të shkëmbimit të ekranit së bashku me desktop ose fotografi.

Dhe si bonus, Skype 5.8 tani është ndërtuar që të punojë me OS X Mountain Lion që pritet të vijë së shpejti.]

Nëse e tëra kjo nuk nënkupton diçka për ju, atëherë janë bërë edhe disa arrnime të vrimave të detyrueshme. Dhe këto duken për Windows , kur disa probleme me video thirrje dhe kur shpërndarja e ekranit ka pasur disa probleme, të cilat tashmë janë zgjidhur.

Nëse jeni duke përdorur Skype me rregullimet e nënkuptuara, atëherë ai tashmë me siguri që është përditësuar. Ju poashtu mund të shikoni nëse ka ndodhur kjo, duke shkuar në Help> Check for Updates). Dhe nëse keni nevojë të instaloni ose riinstaloni diku programin, atëherë Skype 5.8 për Mac dhe Skype 5.10 për Windows janë për ju. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>