Mobile

Skype aktivizon video-thirrjet në Android

Aug 4 2011
0 Shpërndarje
Skype aktivizon video-thirrjet në Android

Skype ka lëshuar versionin 2.1 të aplikacionit të tyre për celularët Android, version i cili do të lejoj më shumë celularë të mençur dhe tabletë të bazuar në sistemin operativ të Google të përdorin video-thirrjet e këtij aplikacioni.

Kompania ka publikuar një listë prej 17 pajisjeve që tani mund të realizojnë video-thirrje përfshirë HTC Desire, HTC Thunderbolt, Samsung Galaxy S, Samsung Galaxy Tab dhe Sony Ericsson Xperia Play.

Kur kjo veti e video-thirrjeve u lançua nga Skype vetëm celularët HTC Desire S, Sony Ericsson Xperia neo, Sony Ericsson Xperia pro dhe Google Nexus S ishin të aftë të përdornin këtë veti të Skype.

Përdoruesit e celularëve me sistemin operativ Android 2.2 që nuk janë në listën e Skype duhet të presim edhe më gjatë për të shfrytëzuar video-thirrjet e Skype. Tek ata celularë që tashmë përkrahin këtë veçori të Skype kjo mund të aktivizohet duke shkuar tek “Skype settings” dhe pas lëshimit të aplikacionit duhet të zgjedhin “enable video calling.”

Nëse përdoruesit nuk shohin aranzhimet për video-thirrje kjo do të thotë që celulari i tyre Android nuk përmbush kërkesat minimale që kërkohen nga aplikacioni.

Për më tepër versioni i ri i Skype për Android ka mbyllur vrima dhe ka përmirësuar performancën që pritet të përmirësoj edhe më shumë përdorimin e Skype në celularët e bazuar në Android.

Përditësimi i fundit për Skype mund të shkarkohet nga Android Market ose uebfaqja e Skype.

Lajmet e fundit>