Aplikacione

SkyDrive i ri rrezikon Dropboxin

Apr 25 2012
0 Shpërndarje
SkyDrive i ri rrezikon Dropboxin

Microsoft ka ndryshuar disa gjëra në SkyDrive. Vetitë e reja të këtij shërbimi i japin një imazh të ri shërbimit për ruajtjen e dokumenteve në cloud duke e afruar më shumë me shërbimin e ngjashëm mjaft të popullarizuar, Dropbox, dhe duke i dhënë një epërsi para shërbimi të paralajmëruar të Google, Google Drive.

Lajmi më i madh është që Microsoft ka mbaruar me sistemin Live Mesh dhe ka adaptuar një sistem sinkronizimi më të ngjashëm me Dropbox. Microsoft ka një aplikacion për Windows dhe Mac OS X që integron SkyDrive me sistemin operativ lokal. Dosjet mund të ruhen në skedarin e SkyDrive, dhe më pas në mënyrë automatike do të ngarkohen në cloud, dhe të sinkronizohen në kompjuterët dhe pajisjet tjera.

Për përdoruesit e Mac, Office 2011 për Mac tashmë ka ofruar integrimin e SkyDrive, por aplikacioni i ri i SkyDrive vë në dispozicion këtë shërbim edhe për softuer tjerë, dhe integron atë me veglën Finder në Mac OS X. Microsoft ka publikuar edhe versionin e ri të aplikacionit për iOS që ofron eksperiencë lokale me iPhone dhe iPad. SkyDrive për një kohë shumë të shkurtër ka mundësi më të mëdha ndërmjet platformave të ndryshme dhe opsionin për magazinimin e të dhënave në cloud.

Megjithatë mangësia e Microsoft është që po shkurton hapësirën bazike të magazinimit nga 25GB në 7GB. Në fakt është një përmirësim i vogël. Edhe me 25GB të hapësirës, ju mund të sinkronizonit vetëm 5GB duke përdorur shërbimin Live Mesh, dhe madhësia maksimale e një dosjeje ishte vetëm 100 MB. Tani, ju mund të ngarkoni dosje deri në 2GB, dhe ju mund të sinkronizoni automatikisht tërë hapësirën që keni në SkyDrive.

Edhe pse dramatike, rënia nga 25 GB në 7 GB, nga Microsoft arsyetohen që vetëm 1% e përdoruesve kanë shfrytëzuar më shumë se 7GB hapësirë në llogaritë ekzistuese në SkyDrive. Sidoqoftë kjo është shumë më tepër se që ofron Dropbox, shërbim që për momentin ka vetëm 2GB hapësirë falas.

Për përdoruesit që kanë nevojë për hapësirë më të madhe, SkyDrive ofron planet shumë të përshtatshme. Opsioni më i lirë në Dropbox për ata që kalojnë 2GB është 50GB për 10$ në muaj. Microsoft do të ofroj plane me pagesë duke filluar nga 20GB. Përdoruesit mund të shfrytëzojnë hapësirën prej 20GB për vetëm 10$ në vit, derisa 50GB kushtojnë vetëm 25$ në vit që është 80% më pak se kapaciteti i njëjtë në Dropbox.

Gjithashtu Microsoft po shpërblen ata që tashmë përdorin SkyDrive. Llogaritë ekzistuese mund të shtojnë hapësirën e tyre falas për një kohë të limituar nga 7GB në 25GB hapësirë. Gjithë çfarë nevojitet është të lidheni në llogarinë tuaj dhe të merrni këtë shpërblim nga Microsoft. Llogaritë ekzistuese që janë afër ose mbi 7GB tashmë në mënyrë automatike janë ngritur në 25GB.

Përdoruesit e Linnux akoma do të preferojnë Dropbox-in pasi nuk ka aplikacion të SkyDrive për këtë sistem operativ. Por, me risitë e reja që ka sjell Microsoft për SkyDrive, Dropbox pritet të has në konkurrencë të fortë në Windows, Mac OS X, dhe iOS. /cio.al/

Lajmet e fundit>