Siguri

Skanimi i ri i Malware gjen 5% të Windows PC të infektuara

May 27 2011
0 Shpërndarje
Skanimi i ri i Malware gjen 5% të Windows PC të infektuara

altNjë në çdo 20 PC që punon në sistemin Microsoft i janë drejtuar për ndihmë Microsoftit për të larguar malware që ka infektuar PC-në e tyre.

Microsoft theksoi që kjo statistikë dhe të dhënat janë gjeneruara nga Safety Scanner, një vegël e lirë për skanimin e malware e rilançuar me 12 maj.

420,000 kopje të veglës janë shkarkuar në javën e parë të publikimit dhe nga ai numër 20,000 të PC-ve që punojnë në Windows dolën të jenë të infektuara dhe u pastruan nga vegla, raporton Microsoft Malware Protection Center (MMPC). Ky numër përfaqëson një normë prej 4.8%.

Mesatarisht secili PC i infektuar përmbante 3.5 rreziqe, të cilat Microsoft i përshkruan ose si malware i vërtetë ose si gjurmë të një sulmi të suksesshëm të lansuar kundër atij kompjuteri.

Në krye të top 10 rreziqeve të gjetura nga Safety Scanner, shtatë prej tyre ishin me bazë të Java. Këto të gjetura vërtetojnë pretendimet e inteligjencës së sigurisë të Microsoft që në raportin e publikuar më herët kishte radhitur një mori malware me bazë në Java të cilët kishin qenë aktiv në pjesën e dytë të vitit 2010, numri i të cilëve ishte ngritur në 13 milionë, nga 1 milionë sa kishin qenë aktiv në pjesën e parë të vitit.

Microsoft fajësoi ty vrima në Java e Oracle për gjenerimin e 85% të të gjitha sulmeve të Java në pjesën e dytë të vitit të kaluar, dhe pa befasi ato dy vrima u renditën e para dhe e gjashta në top10 e kërkimeve të Safety Scanner.

Lajmet e fundit>