Aplikacione

S’ka më Twitter të vjetër

Aug 9 2011
0 Shpërndarje
S’ka më Twitter të vjetër

Me kaq mbaroi. Dizajni i vjetër i Twitter zyrtarisht ka mbetur pjesë e historisë derisa përdoruesit e fundit të rrjetit shoqëror fituan dizajnin dhe pamjen e re të Twitter.

Kompania për herë të parë shfaqi dizajnin e ri vjeshtën e kaluar, por deri dje u mundësonte përdoruesve të zgjedhnin se cilën ndërfaqe do të përdornin.

Dje nga faqja mikroblloguese me anë të një cicërime njoftuan se pasdite gati një viti ndërfaqja e re do të mbetet vetëm në histori.

“Shpërndarja e Twitter-it të ri: e kompletuar! Të gjithë përdoruesit tani kanë të njëjtën ndërfaqe me të njëjtat veçori kur të shkojnë në Twitter.com,” deklaruan nga kompania.

Versioni i ri i uebfaqes, që njihet edhe si #NewTwitter, ka zgjeruar shtyllën anësore në të djathtë me veçori të reja si hartat e gjeo-lokalizimit, cicërimat e etiketuara dhe fotografitë e videot e vendosura. Ridizajnimi u mundëson përdoruesve edhe të shtypin cicërimat dhe të shohin informatat shtesë në to, nëse ka ndonjë.

Për këto ndryshime kompania njoftoi përdoruesit që akoma përdornin ndërfaqen e vjetër, duke u kumtuar që atij versioni tashmë i ishte afruar fundi.

Lajmet e fundit>