Karriere

Sistemimi i fuqisë suaj në punë

Oct 5 2011
0 Shpërndarje
Sistemimi i fuqisë suaj në punë

Nga Terry R. Bacon

Sipas studimit të fundit të firmës këshilluese Accenture, sot pothuajse gjysma e profesionistëve që  punojnë thonë se janë të pakënaqur me punën e tyre. Sidoqoftë, vetëm 30% e të anketuarve thanë se kanë plane që të ndërrojnë punëdhënësit. Pjesa e mbetur, prej 70%, do që të ndjekë mundësi më të mira aty ku është. Nëse ju i takoni kësaj pjese të fundit, kam lajme të mira për ju.

Sipas hulumtimit tim mbi fuqinë dhe ndikimin mes udhëheqësve mbarëbotërorë, ju keni shumë burime  fuqie për punë, disa nga pozita juaj në ndërmarrje dhe të tjerat nga cilësitë dhe shkathtësitë tuaja personale. Këtu janë paraqitur pesë burime fuqie dhe mënyrash për t’u marrë në konsideratë si mundësi për të rritur potencialin tuaj profesional, pa marrë parasysh se në cilën pozitë jeni.

1. Fuqia e diturisë Fuqia e diturisë
përfaqëson atë që dini dhe që mund të bëni. Ajo materializon talentet, shkathtësitë dhe aftësitë tuaja, krahas mençurisë dhe arritjeve. Udhëheqësit të cilët e vlerësojnë lart fuqinë e diturisë janë tri herë më ndikues sesa homologët e tyre që e vlerësojnë më pak.
Si të zotëroni fuqinë e diturisë suaj:
Zhvilloni një hapësirë karakteristike të diturisë, shkathtësive ose aftësive; aplikoni diturinë tuaj për të arritur rezultate demonstruese ose avanconi organizimin tuaj; shkruani artikuj për atë që dini, në blogje dhe media shoqërore; mësoni ose këshilloni të tjerët; bëni maksimumin e mundësive, brenda dhe jashtë, për stërvitje dhe edukim dhe merrni mësime në vazhdimësi.

2. Fuqia e të shprehurit
Fuqia e shprehjes suaj është oratoria juaj – aftësia për të komunikuar fuqimisht dhe bindshëm në të folur dhe me shkrim. Në formën e vet më dinamike, fuqia e oratorisë mund të rrisë ndikimin e një  udhëheqësi më shumë se çdo burim tjetër i fuqisë.
Si të zotëroni fuqinë e të shprehurit tuaj:
Mësoni që ta doni gjuhën (ose ta artikuloni, nëse e doni); mbani ndonjë orë mësimore për të folurit publik; ndërtoni shkathtësitë tuaja për të shkruar; pyetni miqtë e besueshëm për të kritikuar prezantimet tuaj; njihni pikën tuaj të vëzhgimit në temat e nxehta të kompanisë dhe krahas takimeve, ushtrojeni atë në mënyrë të thjeshtë dhe të shkurtër; studioni mrekullitë e të folurit, në të kaluarën dhe në të tashmen, dhe vëzhgoni stilin dhe shkathtësitë e tyre.

3. Fuqia e joshjes 
Fuqia juaj për tërheqje pasqyron aftësinë tuaj për t’u paraqitur para të tjerëve – për t’i bërë ata që t’ju pëlqejnë dhe t’u flasin të tjerëve për ju. Tërheqja mund të jetë e mbështetur në ngrohtësi, urtësi, personal itet, përvojat e shkëmbyera, vlerat e zakonshme ose pamja fizike, Përgjithësisht, fuqia e tërheqjes është një nga burimet me potencialin më të fuqishëm dhe vlerësimet e larta këtu munden që edhe më shumë se ta trefishojnë ndikimin dhe efikasitetin e një udhëheqësi.
Si të zotëroni fuqinë tuaj të tërheqjes: 
Krenohuni me paraqitjen tuaj; dilni nga rruga juaj dhe bëhuni i hapur, i shoqërueshëm, i sjellshëm, i kujdesshëm dhe mirënjohës; flisni më pak dhe dëgjoni më shumë; buzëqeshni dhe tregoni një sens humori; mësoni që të tregoni një tregim të mirë, largoni maskat dhe bëhuni vetvetja.

4. Fuqia e karakterit
Karakteri juaj bazohet në perceptimet e të tjerëve për sinqeritetin, integritetin, drejtësinë, guximin dhe thjeshtësinë tuaj. Fuqia e karakterit ka vlerë. Për udhëheqësit është gjithashtu vitale që të mbajnë mend se rregullat aplikohen për të gjithë.
Si të zotëroni fuqinë e karakterit tuaj: 
Ndryshoni të folurit tuaj; bëhuni i sinqertë, i thjeshtë dhe rigoroz. Pranoni përgjegjësitë dhe veproni për t’i kryer gjërat siç duhet. Nëse karakteri juaj vihet padrejtësisht në dyshim, mundohuni që ta kuptoni pse dhe përmirësoni keqperceptimet; kini parasysh pasojat e zgjedhjeve, vendimeve dhe veprimeve tuaja.

5. Fuqia e lidhshmërisë
Fuqia juaj e lidhshmërisë rrjedh nga thellësia dhe gjerësia e lidhjeve tuaja me të tjerët. Një burim fuqie që zhvillohet shpejt – intensifikohet sot nga media shoqërore – vjen jo vetëm nga ata që i njihni, por edhe nga mundësia për t’u qasur burimeve të fuqisë së atyre njerëzve. Udhëheqësit që vlerësojnë lart fuqinë e lidhshmërisë janë dyfish më frymëzues dhe tri herë më ndikues se homologët e tyre.
Si të zotëroni fuqinë e lidhshmërisë suaj:
Zhvilloni një përvojë të besueshme në një hapësirë të rëndësishme; grumbulloni dhe qarkulloni informacionin; bëhuni të përgjegjshëm dhe ndihmues; kryeni shërbime për njerëzit (pa lidhje zinxhirore); përfshini dhe lidhni njerëzit përgjatë veprimtarive, projekteve dhe ngjarjeve; ndërtoni lidhje jashtë organizatës tuaj dhe vendit fizik. Më në fund, fuqia e dëshirës suaj duhet të përmendet. Një burim i jashtëm i fuqisë vjen nga brendësia dhe varet tërësisht nga guximi juaj për të vepruar. Walt Whitman e quajti fuqinë e dëshirës “forcë personale” – dëshira për të bërë diçka kur të tjerët vetëm e ëndërrojnë ose flasin për të. Askush tjetër nuk e jep ose e largon fuqinë e dëshirës. Ky burim i fuqisë është tërësisht i varur nga ju.Terry R. Bacon është një studiues në Institutin Korn/Ferry dhe autor i shumë librave për udhëheqje, menaxhment dhe zhvillim personal. Libri i tij i fundit është “Elementet e Fuqisë: Mësimet në Udhëheqje dhe Ndikim”. Për të mësuar më shumë, shihni TheElementsofPower.com ose TerryrBacn.com. Kontaktojeni atë në [email protected]

Lajmet e fundit>