Aplikacione

Sistemi operativ Sailfish prezantohet nga kompania Jolla

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Sistemi operativ Sailfish prezantohet nga kompania Jolla

Jolla, kompani finlandeze e përbërë kryesisht nga zhvilluesit e Nokia-s të cilët kanë zhvilluar MeeGo, ka prezantuar zyrtarisht sistemin operativ Sailfish SDK.

Sipas asaj që thanë nga kompania Jolla, ky sistem operativ, doli nga “rrënojat” e MeGoo dhe nuk është i dedikuar vetëm për smartfonë, por edhe për tabletë, Smart TV dhe pajisjeve tjera.

Sipas fjalëve të njerëzve nga Jolla, Sailfish do të mbetet sistem operativ me burim të hapur i cili do të ofrojë multitasking të lartë dhe personalizim të thellë të ndërfaqes, kurse mund të përdoret në procesorë që punojnë në teknologji të ndryshme.

Prezantimi komplet i të gjitha mundësive të këtij sistemi operativ do të bëhet së shpejti.

Në vazhdim mund ta shikoni videon ku do të shihni disa detaje të këtij sistemi operativ. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>