Aplikacione

Siri tani edhe për iPad

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Siri tani edhe për iPad

Apple nuk është duke u dorëzuar me Siri, teknologjinë e njohjes së zërit dhe udhëheqjes me zë që ishte paraqitur gjatë tetorit të vitit të kaluar kur u bë lansimi i sistemit operativ iOS 5.

Në vend të kësaj, softueri është duke u bërë më i mirë në iOS 6, dhe me disa marrëveshje vërtetë serioze që ishin zbuluar gjatë Konferencës Mbarëbotërore të Zhvilluesve, të mbajtur gjatë ditës së hënë në San Francisko.

Para se gjithash, Siri është duke kaluar nga iPhone 4S edhe në iPad. Përveç kësaj, Apple ka zgjeruar ndërlidhjen në Facebook. Kjo nënkupton që përdoruesit do të jenë në gjendje të përditësojnë statuset e tyre vetëm duke urdhëruar me zë. Kështuqë, ju mund ta parashikoni vet këtë rrezik.

Duke folur për rrezikun, Apple është duke e sjellë Sirin në rrugë të hapur falë bashkëpunimit me Toyota, GM, Mercedes, BMW, Honda, Audi dhe të tjerë. Teknologjia do të instalohet në rrotën e orientimit, duke ju përgjigjur urdhërave me zë. Implementimi pritet të kryhet brenda vitit të ardhshëm.

Është e diskutueshme nëse përqëndrimi në urdhëra me zë gjatë vozitjes është gjë e sigurt në vend se të shkruani ose të flisni në telefonin tuaj celular. Dikush mund të mendojë se urdhëri me zë do të ishte më i sigurt… por nëse Siri nuk e kupton se çfarë jeni duke i thënë, atëherë sa kohë do të shpenzoni për të përmirësuar atë që e keni thënë gjersa jeni duke vozitur?

Siri është duke paraqitur shenja të fuqizimit teksa Apple paraqiti disa përditësime të cilat duhet të merren parasysh për platformën, përfshirë mundësinë për hapjen e aplikacioneve dhe përkrahjen për më shumë gjuhë. Siri poashtu po duket të ketë shenja përmirësimi edhe në të kuptuarit e urdhërave me zë.

Apple pret që iOS 6 të jetë gati gjatë vjeshtës së këtij viti, për Phone 3GS dhe më vonë së bashku me gjeneratën e dytë dhe të tretë të iPad. (CIO Albanian)

Tags >

ipadsiri
Lajmet e fundit>