Aplikacione

Sipërmarrësit mund të përdorin Clarity Answers për t’u konsultuar pa pagesë me ekspertë biznesi

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Sipërmarrësit mund të përdorin Clarity Answers për t’u konsultuar pa pagesë me ekspertë biznesi

Clarity-Answers-iPhoneClarity Answers është shërbimi më i ri i krijuar për të ndihmuar sipërmarrësit të zgjidhin çështje të ndryshme të biznesit të tyre duke pyetur pa pagesë profesionistë të fushës.

Sipërmarrësit përballen me probleme dhe pyetje të shumta të cilave nuk dinë se çfarë përgjigje t’u japin. Nëpërmjet Clarity Answers do munden të sigurojnë përgjigje praktike brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kompania Clarity e ka ofruar edhe më parë këtë shërbim nëpërmjet telefonatave, por duke menduar se jo kushdo është i disponueshëm për biseda telefonike u krijua shërbimi Answers ku jepen përgjigje të pyetjeve të zakonshme, por njëkohësisht do të jenë të disponueshëm on line edhe një numër i madh ekspertësh për të bërë këtë shërbim sa më funksional.

Përgjigjet do të jenë të besueshme pasi ato do të jepen vetëm nga ekpertëtë e aprovuar të Clarity. Shërbimi është i disponueshëm për sipërmarrësit në faqen zyrtare të kompanisë, por edhe në versionin e aplikacionit për iOS.

Lajmet e fundit>