Slider

Sipërmarrësi i Bitcoin Charlie Shrem është dënuar me dy vite burg

Dec 23 2014
0 Shpërndarje
Sipërmarrësi i Bitcoin Charlie Shrem është dënuar me dy vite burg

BitcoinSipërmarrësi i Bitcoin Charlie Shrem është dënuar me dy vite burg për përfshirjen në një skemë të pastrimit të parave. U zbulua se bursa e tij e Bitcoin po ndihmonte përdoruesit e tregut të zi të monedhave dixhitale quajtur “Silk Road” (Rruga e Mëndafshit). Shrem ishte një figurë e njohur në komunitetin e Bitcoin, si pjesë e bordit mbikëqyrës të monedhës dixhitale, ndërkohë që kishte edhe bursën e tij të këmbimit, BitInstant. Ai dha dorëheqjen si anëtar i bordit në muajin Janar kur u arrestua.

“Do të dënohem me dy vite burgim, nëse dorëzohem brenda 90 ditësh,” shkruante në Twitter. “Duke qenë se rrezikoja 30 vite, drejtësia duhej të zbatohej.” Në muajin shtator, ai u shpall fajtor për pastrim parash, dhe kërkoi falje tek trupi gjykues. “E djallosa,” tha ai. “Komuniteti i Bitcoin është frikësuar, dhe dua t’ju them se nuk është duke ndodhur më asnjë pastrim parash. Bitcoin është e gjithë bota dhe jeta ime, është arsyeja pse më është caktuar të jetoj në këtë botë. Duhet të jem aty. Nëse ju më lejoni që të kthehem edhe njëherë, do të sigurohem që nuk do të ndodhin gjërat për të cilat unë u shpalla fajtor.”

Shrem u akuzua për përdorimin e kësaj skeme në bashkëpunim me Floridian Robert Faiella për të shitur Bitcoin në mënyrë anonime përdoruesve të uebsitit Silk Road. Sipas dokumenteve, Faidella kishte një biznes vetjak në uebsitin e Silk Road me emrin BTCKing, ku lejoi që përdoruesit të shkëmbenin paratë në Bitcoin. Faidella i kreu këto përmes BitInstant ku Shrem ishte shef ekzekutiv.

Nën ligjet federale amerikane, BitInstant ishte një shkëmbyes parash, dhe duhet të raportonte transaksione substanciale dhe pikërisht këto zbuluan aktivitetin e dyshimtë. Sipas Bloomberg, nuk ka asnjë dyshim se Shrem ishte në dijeni të çdo gjëje që po ndodhte aty. (CIO Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>