Karriere

Sipas një studimi, 56 % e përdoruesve të mediave sociale “vuajnë” nga sindromi “FOMO”

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Sipas një studimi, 56 % e përdoruesve të mediave sociale “vuajnë” nga sindromi “FOMO”

Social Network AddictionTë gjithë e dimë se mediat sociale mund të jenë një varësi dhe sindorma FOMO (frika nga të lënit jashtë)e përfshin këtë. Teknologjia ju mundëson lidhje gjatë gjithë kohës me rrjetet sociale, gjë që e rrit varësinë.

Në fakt një studim zbuloi se 56% e njerëzve kanë frikë nga humbja e eventeve të lajmeve të rëndësishme nëse ata për pak kohë nuk kanë mundësi të eksplorojnë rrjetet sociale. Rreth 26% e përdoruesve do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga varësi të tjera si duhani apo serialet vetëm për të patur kontakt në rrjetet sociale gjatë gjithë kohës.

Në të njëjtën mënyrë rreth 51% e njerëzve i vizitojnë më shpesh se para dy vitesh rrjetet sociale. Edhe shumë përdorues kërkojnë informacionin më të fundit nga rrjetet që kur zgjohen nga gjumi. 27% e të intervistuesve hapnin direkt rrjetet sociale sa ngrihen nga gjumi.

Gjithashtu njerëzit po menaxhojnë më shumë llogari të rrjeteve sociale. Rreth 42% e pjesëmarrësve në studim kanë shumë llogari dhe përqindja rritet në 61% për ata që janë në moshën 18-34 vjeç. Çdo person mesatarisht menaxhon 3.1 adresa e-maili krahasuar me 2.6 që ishte vitin e kaluar. 52% e të intervistuesve thanë se e kanë konsideruar njëherë idenë e pushimeve nga rrjete sociale, por vetëm 24% e kishin ndërmarrë, dhe kjo për shkak të “FOMO”-s. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>