Siguri

Sipas një kërkimi të ri, Android ka siguri të ulët

Jun 10 2013
0 Shpërndarje
Sipas një kërkimi të ri, Android ka siguri të ulët

android siguriSmartfonët dhe tabletat Android janë nën sulm, dhe mjete me popullore zhvilluar për ti mbrojtur këto janë lehtësisht të anashkalueshme, sipas një kërkimi të ri nga Universiteti Veriperëndimor dhe Universiteti i Karolinës Veriore.

Kërkuesit krijuan një teknologji të quajtur DroidChamelon që mund të përdoret për të kryer teknika të zakonshme si (ndryshme të thjeshta në kodin binar të virusit apo të emrit të dokumentit) për tu përdorur nga produktet e sigurisë.

Ata e testuan DroidChamelon me produkte si: AVG, Kaspersky, ESET, Symantec dhe Webroot.

Siguria e thjeshtë mund të dëmtohet lehtësisht

“Rezultatet janë interesante”, tha Yan Chen, profesor i inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike në Universitetin Veriperëndimor. “Shumë nga këto produkte janë të “verbra”, ndaj sulmeve të thjeshta që nuk përfshijnë ndryshime në nivelin e kodit- operacione që edhe një adoleshent mund ti kryejë.”

Rënia e këtyre produkteve vjen si pasojë e mbrojtjes së ulët të tyre, thanë kërkuesit, që rekomanduan teknika analizuese për transformimin e viruseve. Sulmuesit kanë piketuar Android sepse përdoret gjerësisht. Kaspersky vlerëson më shumë se 94% të kodeve dashakeqëse sulmojnë Android. (CIO Albanian)

Tags >

Android
Lajmet e fundit>