Business & Management

Sipas analistëve hapja e dyqaneve Google do të kishte sukses

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Sipas analistëve hapja e dyqaneve Google do të kishte sukses

google storeSipas një raporti, Google është në rrugë e sipër për ndërtimin e dyqaneve të vërteta dhe shpreson që dyqanet e para të hapen gjatë pushimeve në metropolet kryesore në SHBA. Google mendon se është e drejtë që klientët potencialë të provojnë produktet para se të kenë dëshirën e madhe për ti blerë.

Aktualisht Android është sistemi operativ dominues në tregun e smartfonëve, por Google po përpiqet të jetë akoma më i suksesshëm në shitjen e produkteve të tjera si laptopët Chromebook dhe tebletët Nexus.

Kompania gjithashtu po zhvillon syzet Google të cilat kur të vihen do mund t’iu japin njerëzve informacione në kohë reale. Google së fundmi zotëron dhe biznesin e telefonave Motorola.

Momentalisht produktet e Google shiten në dyqanin dixhital Play, nëpërmjet Amazon dhe nga disa shitës të tjerë me pakicë. Mund të gjenden dhe në disa dyqane të vogla të Best Buy apo Staples. Sipas analistëve hapja e dyqaneve të vërteta Google do të promovonte më tepër linjën e produkteve fizike që kompania ofron dhe do të rriste ndjeshëm shitjet.

Kjo do të ndihmonte dhe në demonstrimin më të mirë të produkteve. Pavarësisht se konsumatorët mund të mos e blejnë menjëherë një produkt në vitrinat e Google, ata mund të afeksionohen më lehtë pas tij në një dyqan fizik sesa në një dyqan online. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>