Microsoft

Sinofsky, pas largimit nga Microsoft, pritet të japë mësim në Harvard

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Sinofsky, pas largimit nga Microsoft, pritet të japë mësim në Harvard

Steven SinofskySteven Sinofsky, ish ekzekutiv i Microsoft, larguar nga departamenti Windows disa javë më parë, u shpreh dje në Twitter se do të japë mësim në Harvard Business School, duke filluar nga pranvera e vitit tjetër.

Sinofsky, tashmë 49 vjeç, tha se pritet të mbajë titullin “Executive in Residence,” dhe se do të japë një ose më tepër lëndë lidhur me zhvillimin e produkteve dhe planifikimin. Ai ishte personazhi kyç në rimëkëmbjen e Microsoft-it pas dështimit të Vista-s, duke udhëhequr si grupin e punës të Windows 7 ashtu edhe ridizajnimin dhe zhvillimin e Windows 8.

Para kësaj, Sinofsky ka udhëhequr grupin e zhvillimit të Office gjatë katër versioneve të suitës. Ai është shprehur gjithashtu se ka në plan të merret me kërkim shkencor si dhe të shkruajë, ndoshta në çështje biznesi lidhur me përvojën e tij në Microsoft.

Sinofsky u largua nga departamenti i Windows më 12 nëntor me arsyen se kishte kohë që e planifikonte një vendim të tillë. Meqenëse karakteri i tij njihej si i vështirë dhe i pamundur për bashkëpunim, analistët besuan se dorëheqja ishte shtyrë nga shefi ekzekutiv i kompanise Microsoft Steve Ballmer.

Sinofsky ka qenë pjesë e Harvard Business School edhe më parë: në vitin 1998, ku ishte pedagog i jashtëm në Boston School. Sipas dokumenteve të Microsoft tek U.S. Securities and Exchange Commission (SEC), ai është ende i punësuar pranë kompanisë deri më 31 dhjetor .

Steven Sinofsky është bashkautor i One Strategy, libër i botuar në vitin 2009 në bashkëpunim me Marco Iansiti, profesor dhe shef i departamentit të teknologjisë dhe menaxhimit të operacioneve në Harvard Business School.

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>