Siguri

Si t'iu shmangeni butonave të rremë për shkarkim

Oct 26 2012
0 Shpërndarje
Si t'iu shmangeni butonave të rremë për shkarkim

Mbase mund të ju kujtohet shprehja “Shiko se ku shkel”, apo jo? Le t’ia japim një kuptim modern: “Shikoni se ku klikoni”. 

E shihni pamjen e më poshtme? Është nga faqja e popullarizuar për shkarkime pa pagesë për një ditë të softuerëve, “Giveaway of the Day”. Në anën e majtë, aty është një përshkrimi i softuerit pa pagesë të ditës.

Në të djathtë, është një buton i madh, që kërkon të klikohet. Natyrisht atë do ta klikonit për të marrë softuerin, apo jo? Gabim. Kjo në fakt është vetëm një reklamë për diçka të quajtur “Download Manager”, që vetë është një grumbull i mbeturinave të cilat nuk ju duhen: shirita me vegla, “adware” e kështu me radhë.

Por shumë përdorues mund të shkojnë aq larg sa ta instalojnë atë përpara se ta marrin vesh që nuk është programi të cilin e dëshironin. Pothuajse e kundërta.

Kjo është një taktikë shumë e zakonshme në mesin e reklamuesve dhe për shpërndarësit e spajuerëve: reklama që paraqite si butona shkarkimi. Kur kërkoni një faqe për shkarkim për ndonjë pjesë të dhënë softueri, syri juaj natyrisht do të shkoj tek butoni i madh, me plot ngjyra që thotë “Shkarko” –dhe kursori i miut tuaj intuitivisht e klikon atë buton.

Por kjo mund të ju dërgojë në probleme të mëdha: spajuerë, viruse dhe gjëra të tjera që bezdisin sistemin. Ashtu siç u përmend më sipër, shikoni përpara se të klikoni. Ja tri rrugë për të ju ndihmuar që të mbroni veten nga butonat e rremë të shkarkimit:

1. Mos klikoni opsionin e parë të shkarkimit që e shihni. Ju mund të keni nevojë që të tërhiqni faqen poshtë për të gjetur butonin e duhur dhe ai buton mund të jetë një lidhje e thjeshtë në vend të një butoni të madh. Shumë faqe të shkarkimit janë në masë të madhe të mbushura me reklama dhe pengesa të tjera të dizajnuara për të ju bërë që të klikoni në gjëra të gabuara. Kaloni pak kohë dhe shikoni me kujdes.

2. Ende nuk jeni të sigurt? Vendoseni miun mbi butonin ose lidhjen (por mos klikoni!) dhe pastaj shikoni afër pjesës së poshtme të shfletuesit tuaj. Ju duhet të shihni një kuti të vogël që përmban URL-në përkatëse për atë gjë. Nëse domeini përkon me faqen në të cilën ndodheni, ju duhet të jetë në të duhurën. Nëse është i gjatë dhe duket pak si i dyshimtë, ose përmban fjalë si “adservices” ka shumë gjasë që të mos jetë lidhja ose butoni i duhur.

3. Shkoni tek faqet me reputacion për shkarkim. (Shumica e faqeve me torrentë nuk janë me reputacion). Edhe më mirë, kurdo që të jetë e mundur, shkarkojeni softuerin drejtpërdrejt nga faqja e zhvilluesit. Ju keni më tepër gjasë që të mos shkoni tek reklamat e ndryshme.

A keni rënë ndonjëherë si viktimë ndaj ndonjë butoni ose lidhjeje të rreme për shkarkim? Nëse po, çfarë ju kishte ndodhur? Dhe a e keni mësuar ndonjë mënyrë për t’iu shmangur atyre? Mos ngurroni, shkruani në komente. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>