Karriere

Si t’i dërgoni një e-mail anonim shefit tuaj

Aug 7 2012
0 Shpërndarje
Si t’i dërgoni një e-mail anonim shefit tuaj

Mënyra më mirë për të komunikuar me shefin tuaj? Një bisedë e hapur dhe e sinqertë ballë për ballë, sigurisht. Por jo gjithmonë kemi kurajon për të vënë në pah diçka që nuk shkon.

Pikërisht për këtë ka menduar Tell Your Boss Anything, Ueb faqja e projektuar posaqërisht për këtë qëllim: dërgimin e porosive anonime.

Fillimisht vendosni një adresë tuaj të e-mailit, më pas adresën e shefit. Pastaj, plotësoni subjektin i cili fillon me fjalët “Ndihem _________ për ________.” (“I feel ____ about ____.”). Tek hapësira e parë boshe mund të vendosni fjalë si: i/e lumtur, i/e dëshpëruar, i/e irrituar, konfuz/e dhe krenar/e. Fjalët e hapësirës së dytë mund t’i plotësoni sipas dëshirës suaj.

Më pas shkruani e-mailin. Në momentin që klikoni ‘Tell my boss’, e-maili dërgohet në mënyrë anonime. Nëse shefi përgjigjet, e-maili shkon tek adresa juaj – duke ruajtuar anonimitetin.

Faqja u sugjeron përdoruesve që të tregohen të kujdesshëm me fjalët që përdorin dhe të mos e ekzagjerojnë me ofendime. E gjithë kjo ide mund të jetë mjaft e vlefshme nëse shefi juaj nuk është person i hapur dhe nuk i pranon kritikat apo sugjerimet. Edhe për shefat, të cilët kërkojnë vetë të marrin mendimin e punonjësve, kjo ide mund të rezultoj mjaft e suksesshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>