Karriere

Si të veproni kur ju ndërrohet shefi

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
Si të veproni kur ju ndërrohet shefi

E kam fjalën për zëvendësimin e shefave. Në këtë rast, ekziston shumë pak sens për aventurë. Shumica e njerëzve ndodhen para një ndryshimi që nuk mund t’i përshtaten dhe mundohen t’i parashtrojnë vetes pyetje si: A do të më pushojnë nga puna kur shefja e re të sjellë njerëzit e saj të preferuar nga posti i saj i mëparshëm? Pse nuk më pranuan mua për këtë post? A më respektojnë mua këtu?

Këto probleme shoqërohen me emocione dhe kjo mund t’i vështirësojë gjërat. Për t’i dhënë vetes suaj mundësinë e themelimit të një marrëdhënieje produktive, do t’ju duhet të bëni detyrat e shtëpisë. Largojeni përqendrimin nga vetja juaj dhe bëni më të mirën për të kuptuar situatën e shefes suaj të re. Kuptojeni që emocionet tuaja nuk janë brengat themelore të shefes suaj. Ajo duhet të përballet me faktet e tranzicionit, së bashku me vetë emocionet e saj. Ja disa hapa që duhen përgatitur për takimin e parë. Filloni duke kuptuar se cili mund të jetë mandati i shefes suaj të re. Ndoshta mund të bëni një zbulim të mirë duke analizuar gjendjen e grupit tuaj dhe shkaqet e largimit të shefit të vjetër. A ishte largimi i tij vullnetar apo i detyrueshëm?

A është pushuar ai nga puna, është promovuar, i është nënshtruar ndonjë ndryshimi në jetë apo ka zgjedhur të kalojë në një organizatë tjetër? A është pëlqyer ai nga kolegët dhe supervizorët? Sfidat për shefen e re do të jenë të ndryshme, varësisht nga gjendja aktuale në organizatë. Ju duhet t’i vendosni gjithë këto gjëra së bashku dhe të bëni një listë të prioriteteve kyçe që mendoni se shefja juaj e re duhet t’i përmbushë. Duhet gjithashtu të përdorni dispozitat dhe të krijoni një listë të dytë, mirëpo fillimisht do t’ju rekomandoja që të bëni pakëz ushtrime për t’ju mundësuar të largoni emocionet. Kjo përfshin edhe shkrimin e dy listave të tjera. Këto lista nuk shërbejnë për syrin e askujt përveç tuajit, prandaj mos lini pa përmendur as më të voglën gjë. Titulli i letrës së parë duhet të jetë “Gjërat që shefja e re mund të bëjë dhe që mund të keqësojnë problemet aktuale.

” Kurse i dyti duhet të jetë “Gjërat që shefja e re mund të bëjë e që mund të dëmtojnë ato që janë duke funksionuar mirë tani”. Pasi të keni përfunduar, inspektojini edhe një herë këto lista dhe mendoni për problemet reale të cilave u është dhënë përparësi në këto lista. Pasi t’i keni studiuar mjaftueshëm këto lista, përpiquni të ndani emocionin nga arsyeja dhe shkruani gjërat që mendoni se shefja juaj e re duhet t’i kuptojë për punën aktuale të organizatës, rolin tuaj në atë punë, kulturën e organizatës dhe individët e përfshirë. Sigurohuni që keni kuptuar rëndësinë e secilës pikë të shkruar. Në takimin e parë me shefen tuaj të re, duhet të ndani vetëm titujt e kategorive dhe temat e përgjithshme. Nuk duhet ta tronditni atë me shumë detaje në këtë pikë. Qëllimi i takimit të parë me shefen tuaj të re është që të krijoni një marrëdhënie pune, e cila më vonë do t’ju ofrojë shansin për të ndarë detajet dhe ta bëjë mendimin tuaj të respektueshëm.

Lajmet e fundit>