Aplikacione

Si të transmetoni video në kohë reale në Facebook-un tuaj

Oct 6 2012
0 Shpërndarje
Si të transmetoni video në kohë reale në Facebook-un tuaj

Përdoruesit e aplikacionit Ustream kanë tashmë mundësinë e transmetimit të videove të regjistruara direkt me iPhone-n e tyre në timeline-n e Facebook-ut.

Aplikacioni për iPhone është quajtur ‘Broadcast for Friends’ (BFF) dhe do të punojë edhe me iPad-in. Përdoruesit e aplikacionit mund të aplikojnë filtra për të ndryshuar ngjyrat dhe gjendjen e videos dhe transmetimi nuk ka limit kohor. Aplikacioni pa pagesë mund të përdoret për shembull për të transmetuar ceremoni martesore, mbledhje publike, performanca artistike, party etj.

Ustream nuk ka në plan të shfaqë reklama gjatë përdorimit të aplikacionit. Po ashtu, shikuesit mund të komentojnë në kohë reale mbi videon. Përdoruesit mund të vendosin nivele të ndryshme aksesi për transmetimet e tyre, si p.sh. ta bëjnë atë të dukshme për miqtë e Facebook-ut, vetëm për veten e tyre apo publike.

Regjistrimi mund të ruhet dhe të shihet më vonë përmes timeline-t të tyre personal në Facebook.Ustream ka deklaruar se infrastruktura dhe teknologjia e tij do të mundësojë transmetimin e njëkohësishëm të miliona videove. Aplikacioni bashkon tre trende të internetit: mobile, videon dhe rrjetet sociale.

Deri tani Ustream kishte një aplikacion të dizenjuar për iPhone, iPad dhe iPod, po ashtu edhe për smartfonët Android, përmes së cilave përdoruesit mund të transmetonin video përmes kanalit të tyre në Ustream i cili mund të shihet si në platformat desktop ashtu edhe në ato mobile.

Megjithatë, aplikacioni i ri BFF punon i pavarur nga faqja ueb e Ustream. Përdoruesit nuk janë të detyruar të kenë një llogari në Ustream.

Ata mjafton të shkarkojnë aplikacionin, ta lidhin me llogarinë e Facebook-ut dhe të fillojnë të transmetojnë përmes iPhone-t të tyre. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>