Karriere

Si të tërhiqni praktikantët më të mirë të informatikës në kompaninë tuaj

Jan 22 2014
0 Shpërndarje
Si të tërhiqni praktikantët më të mirë të informatikës në kompaninë tuaj

man-using-laptop-computer-786x305Nuk ka më dyshime se fusha e shkencave kompjuterike po lulëzon. Një pjesë e madhe e pozicioneve në kompani kanë nevojë për punonjës që kanë përfunduar studimet në një prej fushave derivative të informatikës. Kjo do të thotë se nëse kompania juaj nuk po tërheq siç duhet praktikantë të këtyre fushave, mund të jeni në rrezik.

Ndoshta po vrisni mendjen se pse është kaq e rëndësishme lidhja e praktikantëve me të qenurit punonjës i kompanisë. Duhet të dini se rreth 60% e praktikantëve përfitojnë oferta punësimi me kohë të plotë në fund të praktikës së tyre. Me pak fjalë, praktikantët e sotëm janë profesionistët e së nesërmes.

Sipas sondazhit “National Association of College and Employers Job Outlook 2013”, studentët që janë duke përfunduar studimet në fushat e informatikës janë ndër më të kërkuarit e kjo do të thotë se është në interesin e kompanisë suaj të interesohet për ta, para se ta bëjnë konkurrentët tuaj.

Por, të tërheqësh studentët më të mirë të këtyre degëve nuk është e lehtë. Më poshtë po ju paraqesim disa sugjerime:

1. Bëni më tepër përpjekje me universitetet. Lidhuni me ato që janë më të vlerësuat në fushën e informatikës në gjithë vendin. Mbani lidhje me profesorët, qendra e karrierës, ndiqni panairet e tyre etj.

2. Bëni takime ballë për ballë me studentët. Shkoni dhe referoni mbi kompaninë tuaj nëpër klasa. Tregohuni aktivë me ta dhe angazhojini të marrin pjesë në diskutim. Nëse nuk mund të jeni fizikisht, realizoni një videokonferencë në Skype apo Google Hangout.

3. Tregohuni krijues. Realizoni konkurse online për t’ju dhënë mundësi kandidatëve të shfaqin aftësitë e tyre.

4. Çështja e pagesës është mjaft e diskutuar në komunitetin e praktikantëve. Veçanërisht nëse keni marrë si praktikantë studentët më të mirë, duhet të jeni gati të ofroni një pagë konkurruese për ta. Në SHBA, pagesat për studentët e informatikës fillojnë nga më pak se 19 $/ora e deri në 30 $/ora.

5. Gjithsesi, pagesa nuk është më e rëndësishmja gjatë praktikës. Në një sondazh të kryer nga InternMatch, vetëm 8.8% e studentëve u përgjigjën se ajo ishte më e rëndësishmja. Ajo që ka më tepër rëndësi është që atyre t’u jepet hapësirë, të trajnohen dhe të mësojnë sa më shumë gjatë kësaj kohe.

6. Qëndroni me shumëllojshmërinë. Në shumë raste, diversiteti është ajo që i dallon kompanitë nga njëra-tjetra, për shkak se kultura dhe karaktere të ndryshme sjellin rezultate të ndryshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>