Business & Management

Si të punësoni specialistin e duhur të mediave sociale

Oct 17 2012
0 Shpërndarje
Si të punësoni specialistin e duhur të mediave sociale

Në ditët e sotme ka shumë biznese që i kushtojnë tepër rëndësi Facebook-ut apo Twitter-it për marketing. Për këtë arsye, profesionet në këtë fushë kanë pësuar një rritje tepër të shpejtë. Por si mund të jeni të sigurt se keni punësuar personin e duhur të kësaj fushe?

Ne ju paraqesim disa pika të rëndësishme që duhet t’i keni parasysh dhe çfarë duhet të dini mbi aftësitë, eksperiencën, përgjegjësitë dhe pagesën në një profesion të tillë. Sipas statistikave, pritet që profesionet në fushën e mediave sociale të rriten me 21% në vitin 2013. Specialistët e mediave sociale njihen shpesh edhe si menaxherë të këtyre mediave. Ata merren me prezencën e kompanisë në rrjetet sociale.

“Të gjithë mund të ndërtojnë një faqe në Facebook, por kjo nuk do të thotë që të gjithë janë të suksesshëm. Këta njerëz duhet të shohin në thellësi dhe të bazohen në analizimin e statistikave të faqes për të realizuar një fushatë të mirë dhe duke sjellë rezultate pozitive për kthimin mbi investim (ROI)”,- ka deklaruar Gina Oliveri, këshilluese e firmës Bowdoin Group.

Kush janë përgjegjësitë e specialistit të mediave sociale?

Ata janë përgjegjës për gjenerimin dhe mbajtjen e një prezence aktive në faqet e mediave sociale si Facebook apo Twitter. Po ashtu, ata duhet të ndërtojnë audiencën përmes fushatave, reklamave dhe përditësimeve. Aq rëndësi sa kanë fushatat, kanë rëndësi edhe përpunimet e statistikave.

Ata duhet të krijojnë lidhjen mes tyre dhe të gjejnë një mënyrë që t’i përdorin ato në favor të suksesit të kompanisë, si në termat e përhapjes së markës ashtu edhe në aspektin financiar. Zakonisht, këta specialistë i përkasin departamentit të marketingut, por shpeshherë punojnë edhe me sektorë të tjerë të biznesit.

Aftësitë që duhen të kenë specialistët e mediave sociale

Ata duhet të kenë njohuri të thella mbi dy rrjetet më të përhapura sociale: Facebook dhe Twitter. Por përtej këtyre dy rrjeteve sociale, ata duhet të njohin edhe platforma të tjera sociale si Foursquare, Digg dhe Stumbleupon. Është tepër e rëndësishme që ata të kuptojnë audiencën e biznesit, demografinë, interesat e klientëve, për t’i targetuar ata sa më mirë.

Nevojiten gjithashtu aftësi tepër të mira shkrimi dhe prezantimi, duke qenë se ato janë një element kyç i komunikimit. Së fundmi, përpunimi i të dhënave luan një rol po aq themelor. Ata duhet të kuptojnë se si përkthehen gjithë statistikat në kthimin mbi investim dhe si mund të përdoren për të gjeneruar fitime.

Paga e një specialisti të mediave sociale

Ashtu si shumica e vendeve të punës, edhe paga për këtë profesion varet nga faktorë si madhësia e kompanisë, vendndodhja, niveli i kërkuar i eksperiencës etj. Mesatarisht, një specialist i mediave sociale paguhet rreth 55 000$ në vit për një vend pune fillestar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>