Menaxhim Projektesh

Si të përgatiteni për provimin e PMP Pjesa 1: Vlerësoni të drejtën e pjesëmarrjes suaj

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Si të përgatiteni për provimin e PMP Pjesa 1: Vlerësoni të drejtën e pjesëmarrjes suaj

Jo të gjithë kanë të drejtë të hyjnë në provimin e Institutit të Menaxhimit të Projekteve, që çon drejt certifikimit PMP. Ja një përmbledhje e kërkesave. (Kjo është pjesa e parë e serisë prej tetë artikujsh për mënyrën e përgatitjes për provimin PMP.)CIO- Menaxhimi i projekteve mbetet prej opsioneve më të mira në karrierë për profesionistët e IT-së. Raporti i CIO-së tregon që aftësitë e menaxhimit të projekteve janë ndër më të kërkuarat pas atyre të IT-së në organizata.Punonjësit e IT-së janë duke iu përgjigjur kësaj kërkese duke kërkuar certifikim për menaxhimin e projekteve në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas Institutit të Menaxhimit të Projekteve (PMI), numri i profesionistëve të IT-së që kanë marrë provimet e PMP-së është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit.Instituti i Menaxhimit të Projekteve ofron certifikimin më të popullarizuar të projekteve në Shtetet e Bashkuara- i njohur si Profesionist i Menaxhimit të Projekteve ose kredenciali PMP. Ai vërteton se një individ është i aftë në kornizën e menaxhimit të projekteve, Një Udhëzues për Trupin Menaxhues të Projekteve të Njohurisë (Udhëzuesi PMBOK).

Ai gjithashtu tregon se individi ka zotësi të mëdha dhe përvojë në menaxhimin e projekteve.Sipas PMP Credential Handbook, provimi i PMP-së “vlerëson dhe mat përvojën, arsimimin dhe njohuritë profesionale- bazën e praktikës kompetente si menaxher projektesh.”Certifikimi PMP u ofron menaxherëve të projekteve të IT-së një përparësi në tregun e punës, ndërkohë që shumica e punëdhënësve citojnë në njoftimet e punës se certifikimi në menaxhimin e projekteve është i dëshirueshëm, nëse jo obligativ. Menaxherët e projekteve të IT-së që janë të certifikuar mund të marrin paga më të larta se menaxherët e projekteve që u mungon certifikimi, sipas një ankete pagash të kryer nga Instituti i Menaxhimit të Projekteve

Por jo të gjithë kanë të drejtë të hyjnë në provimin e certifikimit të PMP-së. Palët e interesuara duhet të plotësojnë disa kushte të vëna nga Instituti i Menaxhimit të Projekteve. Ja një përmbledhje e këtyre kushteve.Duke parë interesimin për certifikim në menaxhimin e projekteve, CIO.com dhe eksperti i PMP-së Cornelius Fichtner kanë përgatitur një seri artikujsh ‘ja se si’ për t’i ndihmuar palët e interesuara që të përgatiten për provimin PMP. Ky është artikulli i parë i kësaj serie.

Përcaktimi i së drejtës suaj për të hyrë në provimin PMP

Instituti i Menaxhim të Projekteve kërkon që njerëzit që dëshirojnë të hyjnë në provimin PMP duhet të posedojnë përvoja të ngjashme në menaxhimin e projekteve dhe të kenë trajnim ose instruksione formale.Organizata veçon edhe kriteret e saj për të hyrë në provim në PMP Credential Handbook. Ky publikim falas mund të shkarkohet nga webfaqja zyrtare e Institutit të Menaxhimit të Projekteve. Në të mund të gjeni një përshkrim të certifikimit PMP, një sqarim se kush mund të aplikojë dhe mënyrën si të aplikoni.Lexoni 20 faqet e para dhe do të mësoni atë që ju duhet të dini për provimin nga pikëpamja administrative.

Ja kërkesat themelore për të hyrë në provim

Një diplomë katërvjeçare (bachelor ose ekuivalente) dhe së paku tre vite përvojë në menaxhimin e projekteve. Prej këtyre tre viteve të përvojës së menaxhimit të projekteve, 4,500 orë duhet të jenë shpenzuar në udhëheqjen ose drejtimin e projekteve. 35 orë edukimi në menaxhimin e projekteve gjithashtu janë obligative.Në mungesë të diplomës katërvjeçare, kërkohet një diplomë sekondare (e shkollës së lartë ose ekuivalente), së bashku me pesë vite përvojë në menaxhimin e projekteve. Prej këtyre pesë viteve përvojë në menaxhimin e projekteve, 7,500 orë duhet të jenë shpenzuar në udhëheqjen ose drejtimin e projekteve. 35 orë edukimi në menaxhimin e projekteve gjithashtu janë obligative.

Orët e Përvojës në Menaxhimin e Projekteve vs. Orët e Kontaktit

Pyetjet që menaxherët e projekteve më parashtrojnë në lidhje me provimin PMP më shpesh kanë të bëjnë me “Orët e Përvojës në Menaxhimin e Projekteve” dhe “Orët e Kontaktit.”PMP Credential Handbook i bënë këto dy të fundit më të komplikuara se ç’janë dhe aplikantët kërkojnë një sqarim më të qartë.Orët e përvojës në menaxhimin e projekteve i referohen numrit të orëve që një aplikant ka shpenzuar duke udhëhequr ose duke drejtuar punët e ndërlidhura me menaxhimin e projekteve. Aplikanti nuk duhet të ketë qenë menaxher i projekteve, mirëpo duhet të ketë luajtur një rol kyç në pjesën e projektit në të cilin ai ose ajo ka qenë i involvuar dhe duhet të ketë drejtuar detyra të projektit. Aplikanti mund të ketë qenë udhëheqës i ekipit, udhëheqës funksional, udhëheqës teknik, sponsor i projektit ose ekspert i subjektit në fjalë.Numri i orëve të përvojës në menaxhimin e projekteve që aplikantit do t’i duhen variojnë nëse ai ka diplomë bachelor apo të shkollës së lartë. Në secilin prej rasteve, aplikanti duhet t’i ketë akumuluar orët e përvojës në menaxhimin e projekteve brenda së paku tetë vitesh. Aplikantët gjithashtu duhet të kenë përvojë në inicimin, planifikimin, ekzekutimin, monitorimin dhe mbylljen e një projekti- të cilin PMI e përkufizon si “grupi i pestë i procesit”.

Aplikacioni online për provimin PMP ju ofron një sasi të kufizuar hapësire (500 karaktere), ku duhen përshkruar detyrat e menaxhimit të projekteve që aplikanti ka udhëhequr ose drejtuar për secilin projekt. Sigurohuni që të ofroni përshkrime koncize për shkak se hapësira është e ngushtë dhe një fjali është e mjaftueshme për PMI-në që të vlerësojë të drejtën e projektit. Orët e kontaktit i referohen shumës totale të kohës që një aplikant ka shpenzuar në instruksionet formale. Ato akumulohen duke ndjekur një trajnim relevant në menaxhimin e projektit, si në klasë ose online. Derisa orët e përvojës në menaxhimin e projekteve duhet të akumulohen brenda tetë vjetëve të fundit, çdo trajnim relevant në menaxhimin e projekteve që një aplikant ka ndjekur në të kaluarën mund të llogariten si kusht i PMI-së për orët e kontaktit. Nuk ka ndonjë datë skadence në cilindo trajnim për menaxhimin e projekteve që një aplikant ka ndjekur.

A është anëtarësimi në PMI i obligueshëm?

Një pyetje tjetër që më parashtrohet shpesh është nëse dikush duhet të jetë anëtar i PMI-së për të hyrë në provim. Përgjigjja është jo, nuk duhet të jeni anëtar, por ekzistojnë së paku dy përfitime financiare nëse jeni anëtar:Anëtarët e PMI-së marrin një zbritje të madhe në tarifën e aplikacionit për provim. Kjo zbritje është më e madhe sesa kostoja që do të paguani për t’u bërë anëtar i PMI-së. Anëtarët e PMI-së marrin një kopje PDF falas të PMBOK Guide, e cila ju nevojitet për të përgatitur dhe kaluar provimin.Përveç kësaj, shumë kapituj lokalë të PMI-së ofrojnë zbritje në seminaret e tyre për përgatitjen e provimit PMP për anëtarët e PMI-së. Konfirmimi i së drejtës suaj është vetëm një hap drejt hyrjes në provimin e PMP-së dhe marrjes së certifikimit. Në artikujt e tjerë, unë do t’ju tregoj për procesin e aplikimit, materialet e studimit që do t’ju nevojiten, këshillat dhe teknikat për të kaluar provimin etj- duke ju ofruar një hartë rruge drejt certifikimit tuaj PMP.

Lajmet e fundit>