Business & Management

Si të përdorni mediat sociale për të krijuar vlerë biznesi

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Si të përdorni mediat sociale për të krijuar vlerë biznesi

Sipas një raporti nga IBM, 62 për qind e sipërmarrjeve do të rrisin shpenzimet për biznesin e rrjeteve sociale në tre vitet që vijnë.

Por kompanitë po përballen me vështirësi me ndryshimet kulturore që kërkon një biznes i tillë. Ja një vështrim i statistikave të reja plus disa këshilla për përshtatje sa më të mirë. Çfarë e bën biznesin tuaj elitar? Sipas një raporti të ri nga IBM – Institute for Business Value (Instituti i Vlerës së Biznesit), ndoshta mund të jetë mënyra se sa mirë e implementon kompania juaj biznesin social. Në “The Business of Social Business”, autorët James Cortada, Eric Lesser dhe Peter Korsten shprehen se rrjetet sociale nuk janë më “thjesht një “lojë” për brezin nën 30 vjeç”.

Zhvillimi dhe përdorimi i teknologjisë nuk mjafton. Kompanitë janë pararoja e të rejave më të fundit dhe jo thjesht e zhvillimit të një prezence të tyre në platformat më të mëdha. Ato po përdorin mjete sociale të jashtme dhe po i ndërthurin me proceset dhe kapacitetet e tyre të biznesit. Po e përdorin qasjen sociale për të komunikuar gjithashtu më mirë me furnizuesit, partnerët e biznesit dhe mbi të gjitha me punonjësit e tyre.

Studimi i kryer nga IBM-ja me më shumë se 1100 biznese anembanë globit tregon se investimet në bizneset sociale janë në rritje: 46 % e kompanive të anketuara kanë rritur investimet e tyre në rrjetet sociale në vitin 2012 dhe 62 % e tyre kanë treguar se do të rrisin shpenzimet e tyre në tre vitet e ardhshme. Rritja e papritur e biznesit social është duke sfiduar kulturën e korporatës në disa kompani, madje disa të anketuar thonë se kjo është diçka të cilën po e përballojnë me vështirësi. Thuajse tre të katërtat e të anketuarve kanë thënë se ishin të papërgatitur për ndryshimet e kërkuara sociale.

“Ekzekutivët janë të shqetësuar sepse biznesi social përfaqëson një mënyrë krejt ndryshe të menduarit për punonjësit, klientët dhe se si bëhet puna, si dhe risku potencial i transparencës dhe hapjes organizative”, thuhet në raport. Më poshtë mund të lexoni pikat kryesore të hulumtimit si dhe këshilla për kompaninë tuaj, se si mund të transformohet në një biznes social.

Inkorporimi(përfshirja) e sociales në organizatën tuaj

“Anketa dhe intervistat tona kanë bërë një gjë të qartë”, thotë raporti. “Organizatat që përjetojnë suksesin më të madh në qasjen ndaj biznesit e dinë se duhet të bëjnë ndryshime fondamentale në mënyrën se si punonjësit e tyre punojnë.”

Përfsihrja me sukses i biznesit social në një organizatë kërkon bërjen e tre hapave, sipas raportit:

1. Merrni në konsideratë inkorporimin e “stofit social”në sipërmarrjet dhe proceset tradicionale.

Sipas raportit, vetëm 20 për qind e organizatave janë në gjendje të përkufizojnë treguesit kyçë dhe të gjurmojnë ROI (Rikthimin e Investimit) të përpjekjeve të tyre për biznes social. Ato kompani që nuk ia dolën dot, kishin probleme me iniciativën e tyre sociale. Por rezultatet e bazuara vetëm në uljen e kostove nuk janë të mjaftueshme, sipas raportit. Në vend të kësaj, bizneset duhet të marrin në konsideratë një projekt pilot për të demonstruar përfitimet e një iniciative sociale dhe e krahasojnë atë me performancën e individëve që nuk i përdorin mjetet sociale. “Kemi dëgjuar nga të anketuarit se justifikimi i ROI të përpjekjeve sociale është vetëm një përdorim potencial i të dhënave sociale”, thotë

raporti. “Analitika mund ta bëjë të mundshme për organizatat që të integrojnë burimet e të dhënave sociale dhe tradicionale për të marrë vendime më efikase për klientët dhe forcën e punës. Duke ekzaminuar të dhënat e marra nga aktivitetet sociale, organizatat mund të arrijnë të depërtojnë atu ku nuk kanë mundur më parë.”

2. Kuptoni dhe menaxhoni riskun që shoqëron biznesin social.

Të anketuarit e sondazhit të IBM-së citojnë një sërë shqetësimesh në lidhje me përdorimin e mjeteve të bizneseve sociale: sulmet ndaj brendit të tyre, çështjet ligjore, siguria e të dhënave dhe privatësia si dhe kufizimi i paqëllimshëm i informacionit të kompanisë. Thuajse gjysma e kompanive të anketuara kanë thënë se nuk kanë procese efikase për t’u marrë me këto brenda, ndërkohë që thuajse një e katërta thonë se kanë, ndërsa një e treta kanë thënë se janë duke bërë përpjekje të tilla. Bizneset e suksesshme kanë strategji të paracaktuara që punonjësit e tyre duhet të ndjekin kur angazhohen në një biznes social dhe kanë një strukturë drejtuese e cila menaxhon dhe monitoron sjelljen sociale të kompanisë në raport me të tjerët, thotë ky raport. Krahas kësaj, sukseset duhet të arrijnë gjërat në vijim:

* Identifikimi i ekspozimit të mundshëm, përfshirja aktive e ekspertëve të duhur dhe zhvillimi i planeve për menaxhimin e riskut.

* Shqyrtimi i kujdesshëm i problemeve të tyre, të kuptuarit e dispozitivëve dhe impakti i tyre në organizatë.

* Bërja e pyetjeve përse një sjellje përbën rrezik dhe si të zbutet ajo.

* Angazhimi i ekspertë të zotë përpara se të ndodhin problemet. Këta janë njerëz të fushave si burime njerëzore, ligjore, IT, komunikime, financë dhe risk.

3. Të krijojnë një aplikim unik të principeve tradicionalë të menaxhimit të ndryshimit për të influencuar kulturën dhe performancën e korporatës.

Sipas anketimit, 48 për qind e organizatave kanë mbështetje nga ekzekutivët më të lartë, por vetëm 22 për qind besojnë se menaxherët janë të përgatitur të përfshijnë biznesin social në praktikën e tyre të përditshme. IBM sugjeron tre veprime të cilat mund të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë vlerën e iniciativave sociale, të përfshijnë aktorët e mëdhenj dhe të sigurojnë mbështetjen dhe motivimin e duhur:

1. Angazhojini njerëzit që të përdorin mjetet e duhura

Krijoni mundësi ndërveprimi për të përdorur mjetet sociale; ofroni trajnime të personalizuara dhe monitorim përmes shembujve pozitivë dhe inkurajoni liderët që të kenë sjellje të përkryera duke sinjalizuar lejimin e përdorimit të mjeteve sociale; përvetësoni historitë e suksesit përmes përdorimit të mjeteve sociale si enciklopedi, bloge dhe video.

2. Aplikoni konceptet tradicionale të menaxhimit të ndryshimit për të mbështetur tranzicionet

Caktoni njerëz të suksesshëm të biznesit social apo ekspertë të cilët mund të inkurajojnë dhe përshpejtojnë adaptimin; ofroni trajnim se përse është e rëndësishme kjo dhe se cilat janë rregullat e përdorimit të mediave sociale brenda dhe jashtë organizatës si dhe inkurajoni përdorimin dhe sjelljen e duhur.

3. Përfshini qasjen sociale për të mbështetur ndryshimin

Krijoni situata dhe skenarë të situatave të mundshme duke përdorur qasjen sociale; përdorni rrjetet për të identifikuar dhe ndërvepruar me liderë që kanë ndikim dhe ofroni mbështetje për punonjës, partnerë dhe klientë. “Arsyeja përse gjithnjë e më shumë organizatat janë duke përdorur praktikat e biznesit social është për të qenë konkurruese dhe me përfitim në ekonomi ku rivalët, partnerët dhe klientët

janë duke adaptuar mënyra të reja të të bërit biznes”, -thuhet në raport. “Kemi lënë pas periudhën e thjesht përdorimit të mjeteve sociale dhe jemi në periudhën e transformimit fondamental të kryerjes së punës në të gjitha nivelet e kompanive.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>