Internet

Si të përdorim butonat e ri në Twitter dhe Google

Jun 4 2011
0 Shpërndarje
Si të përdorim butonat e ri në Twitter dhe Google

altTwitter ka lajmëruar butonin e ri Follow (ndjek) që është i ngjashëm me butonin Like (pëlqej) të Facebook që lejon përdoruesit të ndjekin një organizatë, brend, apo yll shoubizi pa u larguar nga uebfaqja në të cilët ata gjenden. Duke mos dashur të mbetet mbrapa, edhe Google lajmëroi butonin e ri të saj +1.

Twitter shfaqi njoftimin në bllogun e tyre gjatë javës së kaluar duke deklaruar që më shumë se 50 faqe tashmë kanë shtuar butonin e ri, përfshirë uebfaqe si CBS Interactive, CNNMoney, the Wall Street Journal, the Washington Post, dhe Wired.

Më parë një uebfaqe biznesi duhej të ridrejtonte përdoruesit tek faqja respektive në Twitter për të ndjekur llogarinë respektive. Kjo vështirësoi punën e shumë bizneseve sepse largonte trafik dhe shitje potenciale nga uebfaqet e tyre, pa garanci për t’i kthyer ata mbrapa. Me butonin e ri Follow, kompanitë mund të rrinë rehat që përdoruesit s’do të ikin në Twitter-land dhe të mos kthehen kurrë më.

E shqiptuar “plus one”(plus një), veçoria e re e Google së pari u shfaq në fund të muajit mars, duke u paraqitur në afër 2% të rezultateve në gjuhën angleze në SHBA. Tani ajo do të përhapet në tregje të reja, përfshirë edhe AdWords të Google. Ky hap gjithashtu ndjek strukturën e reklamave shoqërore të Facebook-ut, ku një përdorues mund të aprovojë një reklamë që i shfaqet atij. Google deklaron që butoni +1 është shkurtesë për “kjo është shumë e mirë” ose “duhet t’ia hedhësh një sy kësaj.”

Sigurisht, të dyja këto janë vegla të rëndësishme për integrimin e mëtejmë të social-mediave dhe kompanitë që vënë në përdorim siç duhet këto mund të presin prezencë më të madhe përgjatë këtyre platformave.

Pra, çfarë mund të bëjnë bizneset e vogla dhe të mesme pa shumë euro në fushën e marketingut që të dalin në zona të mbushura me njerëz dhe konsumatorë potencial?

 

1. Merrni butonat

Së pari, shkoni dhe instaloni butonin Follow të Twitter dhe butonin +1 të Google në faqen tuaj. Edhe pse bizneset duhet të hezitojnë të integrojnë të gjitha platformat social-media për të realizuar strategjitë e tyre, është mirë që të përqendrohen në tre lojtarët kryesorë në këtë fushë – Facebook, Google, dhe Twitter.

 

2. Bëhuni joshës

E dyta, veçanërisht për përdoruesit e Twitter, sigurohuni që llogaria juaj është e azhurnuar dhe vibrante kur trafiku të arrij në uebfaqen tuaj. Për shembull, nëse keni shtuar kampanjën AdWords dhe prisni një rritje trafiku, përdorni këtë mundësi jo vetëm për të shitur produkte dhe shërbime, por, edhe për të marr ndjekës të ri në Twitter me anë të uebfaqes tuaj. Për të bërë këtë, sigurohuni që keni përmbajtje joshëse dhe aktuale në llogarinë tuaj Twitter.

Edhe pse simbolet e reja u lejojnë përdoruesve të ndjekin një brend pa parë cicërimat e tyre të mëparshme, ata duhen të joshen nga cicërimat aktuale që do të jenë të parat që ata do t’i shohin në llogarinë tuaj. Nëse jo, përdoruesi është i prirë që të mos-ndjek ose thjeshtë të mos joshet nga profili juaj në të ardhmen.

 

3. Kujtoni

Dhe në fund, ofroni përkujtues të butë përdoruesve tuaj për butonat e rinj. Ata marrin goxha hapësirë në faqen tuaj prandaj ose përdorni siç duhet ose largoni. Si një biznes, lejoni përdoruesit tuaj të din vlerën e bashkëveprimit me juve me anë të këtyre kanaleve të social-medias, siç janë dhuratat, lirimet, lajmet dhe ngjarjet nga industria përkatëse, dhe ndërveprim direkt me kompaninë. Integrimi me të gjithë social-median po bëhet më shumë i gjithëpranishëm dhe i hapur, por, kjo s’do të thotë që rregullat po ndryshojnë, vetëm që më shumë njerëz po luajnë lojën.

Lajmet e fundit>