Karriere

Si të përballeni me një ambient “toksik”

Mar 6 2012
0 Shpërndarje
Si të përballeni me një ambient “toksik”

Këshilla se si të përballoni një ambient pune “toksik” jep Linda Zafonte, e përzgjedhur në Premier 100 IT Leader për këtë muaj. Ajo përgjigjet në pyetjet për një ambient pune “toksik”, përfitimin e fondeve për trajnim dhe aftësi të dobishme për një botë që dominohet nga teknologjia cloud.

Unë punoj në një IT departament relativisht të vogël që gjithmonë më ka pëlqyer. Para disa muajve një valë e madhe largimesh nga puna na preku edhe neve dhe nga 50 punëtorë sa ishim, mbetëm më pak se 40, e gjithashtu erdhi edhe një CIO i ri. Tani atmosfera duket helmuese, me dyshime dhe shpifje që kanë zëvendësuar atmosferën miqësore të mëparshme. A mund të ndryshoj kjo situatë, apo duhet të largohem? Largimi apo qëndrimi në kompani duhet të merr në konsideratë disa faktorë. Nëse më parë ishit të kënaqur me punëdhënësin tuaj dhe i sfiduar në pozitën tuaj, do të ishte mirë të prisni dhe të shihni nëse gjërat do të qetësohen. Ju gjithashtu mund të kërkoni nga lideri i juaj i ri në departamentin tuaj të se si mund të ndihmoni në përmbushjen e objektivave të tij. Kjo do të ju mundësoj të shihni një horizont më të gjerë dhe ndoshta të bëheni një anëtar i besueshëm në skuadër për CIO-n e ri.

Qëndrimi i kompanisë time kundrejt trajnimit është që IT punëtorët marrin paga të mira, kështu që ne duhet të paguajmë për to. Dhe ne duhet të investojmë në vetveten tonë nëse dëshirojmë të qëndrojmë të punësuar. Pa pasur nevojë të them, kjo është një politikë jo shumë e popullarizuar, dhe njoh shumë njerëz që kanë lëshuar këtë vend për shkak të kësaj politike. Personalisht, nuk më pëlqen të heq dorë nga betejat. Si mundmë unë, një IT drejtoreshë ndër shumë të tjerë, të bëj ndryshim? A ka provuar ndokush të përfaqësoj trajnimin si një kthim në investim? Gjithmonë është mirë të përdorni të dhënat për të bindur njerëz. Do të konsideroja të bëja një ndryshim me një punëtor të brendshëm me orar të plotë pune kundrejt një konsulenti, nëse kjo është relevante për kompaninë tuaj. Gjithashtu, si trajtohet një IT departament me departamentet tjera, dhe çfarë janë kostot e rekrutimit (marketingu, shërbimet e uebfaqes, kostot e reklamave, etj)?

Cilat janë aftësitë që kërkohen në një IT botë të dominuar nga teknologjia cloud? Po shndërrohet në një gjendje shumë kritike të keni role në fushën IT që kanë qasje në ofruesit e shërbimeve cloud dhe të përcaktoni se si të integroni këto shërbime në procese biznesore dhe sistemet internale ekzistuese. IT profesionist ka nevojë të ndihmoj biznesin të gjej zjgedhjet që do të marrin në konsideratë kohën-me-tregun, koston, riskun dhe planet afatgjatat. Mund të bëhet kritike të përqafoni ofertat për cloud të jashtë edhe për procesin biznesor edhe për infrastrukturën.

Lajmet e fundit>