Karriere

Si të ndryshoni adresën e-mail-it pa humbur miqtë

Nov 27 2013
0 Shpërndarje
Si të ndryshoni adresën e-mail-it pa humbur miqtë

email-generic-100068732-largeMendoni të gjitha vendet ku mund të jetë e regjistruar adresa juaj e e-mail-it, jashtë kontrollit tuaj, çka do të thotë se shumë njerëz mund të marrin informacione të gabuara.

Mendoni për librin e adresave të miqve tuaj, mesazhet e vjetra në inbox, uebfaqet që keni përdorur me adresën aktuale, kartat e biznesit etj. Të gjitha këto çështje ngrihen kur mendojmë të ndryshojmë adresën e e-mail-it. Prandaj, një veprim i tillë është shpeshherë një dhimbje koke për të gjithë ne.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kontaktoni me ofruesin e e-mail-it dhe të zbuloni se sa gjatë mund ta mbani ende adresën tuaj të vjetër dhe me çfarë çmimi. Ndoshta ia vlen ta mbani aktive edhe për disa muaj, pavarësisht se do t’ju duhet të paguani pak më shumë. Më pas, duhet t’ua tregoni të gjithëve. Shkruani një e-mail të ri duke përdorur adresën tuaj të re, ku i njoftoni miqtë, kolegët, të afërmit etj. për ndryshimin e adresës. Vendosini në BCC gjithë adresat, për të ruajtur privatësinë e kontakteve tuaja.

Vendoseni klientin e postës për të marrë mesazhe nga të dyja adresat. Shikoni nëse tek adresa juaj e vjetër mund të vendosni një përgjigje automatike ku t’i njoftoni njerëzit që nuk e përdorni më këtë adresë dhe ku të shkruani gjithashtu edhe adresën e re. Ndërkohë, shkoni në gjithë uebfaqet që keni përdorur me adresën e vjetër (ose të paktën ato që e dini se do të vazhdoni t’i përdorni) dhe ndryshoni adresën e e-mail-it duke zëvendësuar të vjetrën me të renë.

Në fund, merrni në konsideratë blerjen e emrit tuaj personal të domeinit dhe përdoreni adresën e re nga atje. Askush nuk mund t’jua marrë adresën e e-mail-it nëse e zotëroni domeinin. Një emër domeini mund ta merrni për më pak se 20 $ në vit.

Dhe, meqë ra fjala tek shpenzimet, mos harroni të shtypni sërish kartëvizitat. (CIO Albanian)

Tags >

email
Lajmet e fundit>