Karriere

Si të merrni njohuri të reja pa ndjekur sërish një shkollë tjetër

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Si të merrni njohuri të reja pa ndjekur sërish një shkollë tjetër

hp-a-education-techNëse dëshironi t’i mbani gjithmonë të mprehta aftësitë tuaja, arsimimi dhe trajnimet e vazhdueshme janë më të rëndësishmet, por kur themi “arsimim” nuk e kemi fjalën domosdoshmërisht se duhet të shkoni në shkollë. Gjatë viteve të fundit, mësimi elektronik (e-learning) apo teknologjitë që ofrojnë përvetësimin e aftësive të reja përmes internetit, kanë marrë një zgjerim si kurrë më parë. Ato janë tashmë të aksesueshme për këdo që ka laptop, tablet apo smartfon.

Gjithmonë e më shumë kompani po investojnë në trajnimet përmes e-learning, pasi e shohin atë si një metodë kosto-efektive për trajnimin e punonjësve të tyre. Blerja e kurseve online po pëlqehet dhe preferohet edhe nga vetë punonjësit.

Nga ana tjetër, e-learning u ofron mundësi njerëzve të avancojnë njohuritë e tyre duke filluar nga niveli që ata kanë. Ofrohen edhe mënyra të ndryshme mësimi, për t’iu përshtatur karaktereve të ndryshme në të mësuar. Kështu, edhe kompanitë nuk kanë pse paguajnë për biletat e avionit, të hotelit etj.

Analistët shprehen se kompanitë që iu ofrojnë mundësi punonjësve të tyre për e-learning kanë më tepër përfitime në biznesin ku bëjnë pjesë. Duke qenë se diapazoni i e-learning është shumë i gjerë, punonjësit kanë mundësi të mësojnë jo vetëm njohuri teknike, inxhinierike apo të tjera të ngjashme, por edhe të ashtuquajturat “soft skills”, të cilat përkthehen në lidership më të mirë, menaxhim më të mirë dhe një forcë punëtore më të angazhuar dhe më besnike.

Nëpër sondazhe është vënë re gjithashtu se kur kompanitë u ofrojnë mundësi apo burime të lira trajnimi apo mësimi punonjësve të tyre, këta të fundit nuk i përdorin siç duhet dhe një nga arsyet është fakti se mund të mos jenë lehtësisht të aksesueshme apo mund të gjenden larg në distancë nga jeta e tyre e përditshme në punë. Me e-learning është më e lehtë pasi gjithçka është e aksesueshme brenda ekranit të pajisjeve elektronike. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>