IT Organizate

Si të lidhni Social Mediat

Jan 6 2012
0 Shpërndarje
Si të lidhni Social Mediat

Nëse keni nevojë të përditësoni llogaritë e organizatës tuaj në shumicën e rrjeteve shoqërore, atëherë sigurisht jeni në kërkim të një programi që do të lehtësonte këtë proces. Mirëmbajtja, azhurnimi i rrjeteve shoqërore më shumë është i neveritshëm se sa i mundimshëm.

Dërgimi i mesazheve në llogaritë tuaja në Facebook, Twitter dhe LinkedIn do të merr së paku një minutë a dy për secilën llogari. Për dy-tri mesazhe në ditë nuk kërkon shumë kohë, por për të dërguar dhjetëra mesazhe atëherë paraqiten problemet.

Janë disa shërbime që tentojnë të lehtësojnë këtë proces si Hootsuite, që kushton 5.99$ në muaj për abonimet Pro; Tweetdeck që dërgon mesazhe vetëm në Twitter dhe Facebook; dhe Social Oomph që është në dispozicion gratis dhe versioni pro me 17.97$ në dy javë. Megjithatë më i miri dhe më i lehti duket të jetë shërbimi Ping.fm, që nuk kërkon abonim dhe shërben si një vegël e përkryer për të monitoruar llogaritë e organizatës tuaj në rrjetet shoqërore.

Hapi i parë që duhet të bëni është të krijoni një llogari në Ping.fm. Pasi të regjistroheni do të shihni një listë të shërbimeve të cilat mund ti përditësoni me Ping. Në këtë rast ne do të përqendrohemi në Facebook, Twitter dhe LinkedIn, që janë shërbimet më kryesore për organizatat.

Lidhja e llogarive të rrjeteve shoqërore bëhet shpejt dhe lehtë, gjithnjë duke marrë parasysh politikat e ndryshme të llogarive që do të lidhim. Duhet të keni kujdes të veçantë tek Facebook, që mos të zgjedhni llogari të thjeshtë Facebook, por faqen e organizatës tuaj tek Facebook Pages. Pasi të lidhni të gjitha llogaritë atëherë mund të filloni të vendosni mesazhet në Pult (Dashboard). Pasi të shkruani mesazhin dhe shtypni komandën Ping It!, dhe mesazhi do të dërgohet menjëherë në të gjitha llogaritë që keni lidhur.

Duhet të keni parasysh që mesazhet në Facebook nuk kanë gjithnjë efektin e njëjtë edhe në Twitter apo LinkedIn si dhe e kundërta. Një mesazh ndryshe do të mund të pranohet na komuniteti juaj në Facebook, e ndryshe na Twittosferë.

Akoma nuk është paraqitur ndonjë program i dobishëm që ka të integruar përditësimin e llogarisë së organizatës tuaj në Google+.

 

Lajmet e fundit>