Slider

Si të krijoni një CV pa pasur nevojë për Microsoft Office

Feb 21 2014
0 Shpërndarje
Si të krijoni një CV pa pasur nevojë për Microsoft Office

CVJu mund të mos keni nevojë për Microsoft Office që të bëni një CV profesionale. Google Docs është falas dhe ofron një shumëllojshmëri modele CV, kështu që ju të fokusoheni më shumë në atë çfarë të shkruani sesa të kujdeseni për pamjen. Microsoft ka Office Online (me parë Web Apps), ofron lloje të limituara. Të duhet të bësh dizajnin tënd, dhe Google Docs është më i lehtë dhe opsioni më i shpejtë.

Zgjidhni llojin tuaj të CV-së

Google Docs është konkurrenti kryesor i Microsoft Office. Si shumica e shërbimeve të Google është një aplikacion uebi që mund të aksesohet nga shfletuesi juaj falas. Google Docs tani është pjesë e Google Drive, hapësira online e Google për ruajtjen e të dhënave. Ne e pëlqejmë Google Docs për llojshmërinë dizajnëve që ofron në rastin e CV-së.

Sigurisht, ju mund të provoni edhe të punoni me WordPad që është i përfshirë në Windows, por do të çmendeshit po të fillonit ta bëni formatin dhe pamjet nga asgjëja. Disa shembuj CV i keni gati në Google Docs. Vizitoni Galerinë e Google Docs për të kërkuar shembuj CV. Nëse nuk keni një llogari në Google atëherë të duhet të hapni një të tillë, por gjithsesi mbetet falas.

Kërkoni tek faqja e mësipërme për “Resume (CV në Anglisht) dhe dalin menjëherë disa lloje të krijuara nga Google. Klikoni butonin “Preview (Pamje Paraprake)” që të shikoni dizajnin. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë dhe ju duket më e përshtatshme.

Bashkoni të gjitha informacionet në CV

Google Docs automatikisht do të krijojë një dokument të ri duke përdorur CV-në që keni përzgjedhur ju. Editojeni CV-në me informacionet tuaja personale dhe eksperiencën tuaj të punës. Nuk duhet të shqetësoheni për ruajtjen e CV-së sepse Google Docs e bën këtë automatikisht. Ju do ta gjeni dokumentin tuaj të ri në Google Drive http://drive.google.com/. Tashmë vendosja e informacionit dhe rregullimi i mëtejshëm i CV-së është në dorën tuaj.

Ja si ta shkarkoni dhe printoni CV-në tuaj

Pasi të keni përfunduar, ju duhet të merrni CV-në nga Google Docs. Në qoftë se doni ta printoni, tek “File Menu” në Google Docs përzgjidhni opsionin “Print”. Mos përdorni Opsionin Print të shfletuesit, sepse në këtë mënyrë, ju printoni komplet uebfaqen dhe jo dokumentin tuaj.

Nëse doni ta dërgoni me e-mail CV-në, atëherë të duhet ta shkarkoni në formatin Word ose PDF. Duhet të këshilloheni me kompaninë ku do e dërgoni dhe çfarë formati pranojnë. Nëse pranojnë Word dhe PDF do ishte më mirë ta ruanit në formatin PDF sepse Google Docs ka disa probleme në të konvertuarit e një dokumenti kompleks në Word. Ndërsa dokumentet PDF duken njëlloj në të gjithë kompjuterët,

kështu që nuk keni pse të shqetësoheni për problemet si në rastin e Word-it. Shkarkoni dokumentin në formatin e dëshiruar, klikoni File, pastaj Download As, dhe përzgjidhni tipin e formatit.

Nëse doni të përdorni Microsoft Office për këtë gjë atëherë Microsoft ofron një muaj falas për përdorimin e këtij programi. Office 365 ju lejon të shkarkoni Microsoft Office për Windows 7, Windows 8 ose Mac dhe ta përdorni për një muaj, pas kësaj ose të paguani 10 $ në muaj ose 10 0$ në vit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>