Karriere

Si të gjejnë kohë CIO-t për Social Media

Mar 1 2012
0 Shpërndarje
Si të gjejnë kohë CIO-t për Social Media

Si mund të qëndroj një CIO relevant në kanale të ndryshme të rrjeteve shoqërore (Social Media) pa shpenzuar tërë ditën në to?

Gjithmonë mbani profilin tuaj në faqet e rrjeteve shoqërore të përditësuar. Klientët dhe tregtarët potencial, si dhe profesionistët e tjerë mund të përdorin ato informata kur të provojnë të bëjnë biznes me juve. Ata kërkojnë pika të ngjashme interesi dhe përvoje që kanë së bashku me juve ashtu që të kenë më të lehtë të bisedojnë me juve dhe t’i ikin bisedave të vogla të panevojshme. Për më tepër, punëdhënësit potencial bëjnë goxha punë online dhe një profil “me datë të skaduar” mund të ju shpie drejt një shansi të humbur.

Ndonjëherë postoni përditësime statusi. Të keni një profil dhe kurrë të mos merrni pjesë në komunitet duke shpërndarë përditësime është sikur të mos jeni fare prezent. Ju gjithashtu humbni edhe vlerën e përdorimit të mediave shoqërore për krijimin e një brendi profesionist kur ju jeni jashtë dhe larg profilit tuaj. Pra herë pas here shpërndani ndonjë lajm të mirë ose lidhje në një artikull interesant. Sa shpesh? Postimi së paku dy herë në javë dhe maksimumi një herë në ditë do të ju lejoj të mbeteni në horizont të rrethit tuaj pa pasur nevojë të jetoni në rrjetet shoqërore.

Kurrë mos u përfshini në argumente të parëndësishme apo në debate të nxehta politike. Është mirë të ndani mendimin, por jini të sigurt të ruani respektin ndaj atyre me mendime të ndryshme. Si një profesionist biznesi, nuk ka vijë ndërmjet asaj kur jeni në orar të punës dhe jashtë orarit. Përfshirja në biseda që mund të ofendojnë konsumatorët ose punëdhënësit potencial do të ju kthehet atëherë kur e pritni më së paku.

Lajmet e fundit>