Mobile

Si të fitoni para nga marketingu mobil

Apr 23 2012
0 Shpërndarje
Si të fitoni para nga marketingu mobil

Të jemi të sinqertë: mundësia që ju të bëni miliarder brenda natës duke zbuluar Instagramin e ardhshëm janë të ulëta.

Por, kjo s’do të thotë që ju nuk mund të bëni një jetë të mirë me anë të tregut të aplikacioneve për celular. Edhe pse konkurrenca për vëmendjen e përdoruesve të celularëve është shumë e madhe, ekzistojnë disa mënyra për të ndërtuar bazën e përdoruesve dhe monetizuar aplikacionin tuaj. Gjatë konferencës Sloan Hi-Tech javën e kaluar, pesë veteran nga industria e aplikacioneve celulare zbuluan disa këshilla për kompanitë mobile të tashme dhe të ardhme në ndërtimin e modeleve biznesore afatgjate dhe sigurimin që aplikacionet e tyre s’do të përfundojnë në bërllok. Më poshtë do të gjeni disa nga këshillat e këtyre veteranëve për të gjithë ata që kanë ose planifikojnë të kenë punë me industrinë e aplikacioneve për celularë.

 

Mos supozoni se ju do të jeni Instagrami i ardhshëm. Sigurisht ju do të keni qejf që CEO i Facebok, Mark Zuckerberg të ju telefonoj dhe të ju ofroj 1 miliardë dollarë për aplikacionin tuaj që planifikoni, por mundësitë të ndodh kjo janë minimale. Kjo është arsyeja pse duhet të bëni planin afatgjatë në atë se çfarë duhet bërë që të aplikacioni juaj të jetë i suksesshëm, e që patjetër do të thotë realizimi i një plani biznesor për monetizimin e aplikacionit tuaj dhe kështu të keni çfarë tu tregoni firmave investuese që ju do të jeni në gjendje të krijoni të hyra të rrjedhshme dhe të qëndrueshme në të ardhmen.

“Kur shihni OMGPOP, Facebook dhe Instagram, këto janë 1% në 1% e startup-ëve më të suksesshëm,” tha George Bell, CEO i Jumptap. “Nëse jeni një startup normal, ju do të duhet të kaloni nëpër faza të fondacioneve dhe do të ju duhet të dëshmoni që keni një model mbështetës.”

Kur vjen tek modelet rentabile të aplikacioneve, panelistët deklaruan që kryesisht janë dy sisteme të mëdha në përdorim: aplikacionet që shkarkohen falas dhe përkrahen nga reklamat, dhe aplikacionet “freemium” që janë falas për tu shkarkuar, por kërkojnë pagesë për përmbajtjet Premium që përdorueseve ju premton shërbime më të mira shtesë. Konsensusi i përgjithshëm është që modeli “freemium” është ai që po has në përdorim më të madh pasi po sjell të hyra të gjeneruara më shumë. Aaron Woodman, drejtor i biznesit për komunikime mobile në Microsoft, deklaroi që zhvilluesit e aplikacioneve mobile duhet të insistojnë në faturimin e ndonjë gjëje për përmbajtjen e tyre përkundër faktit që dyqanet e aplikacioneve mobile janë të stërmbushura me aplikacione që u premtojnë përdoruesve gjithçka falas.

“Në Microsoft ne kemi vuajtur me atë se si krijomë çmimet dysheme për të mbrojtur mundësinë që ju të shisni produktet tuaja,” tha ai. “Nuk mendoj që ka shumë modele tjera pos “freemium” ku ju mund të shitni përmbajtje brenda lojërave.”

Megjithatë jo gjithkush shihte këtë model me entuziazëm. Ray Sharma, themlues dhe CEO i XMG Studio, deklaroi që “fuqimisht s’pëlqente” sistemin freemium dhe në vend të kësaj shtynte drejt diçka që ai i referohej me planin “paymium” ku përdoruesit mund të paguajnë shuma të vogla për aplikacionet e tyre derisa gjithashtu faturohen për të mira shtesë dhe opcionale.

“Ne besojmë që modeli më i mirë është të faturoni për 0.99$ për një lojë, dhe më pastaj të kërkoni pagesa shtesë për shërbime shtesë,” thoshte ai.

 

Qëndroni larg HTML5 për momentin. Përderisa HTML5 duket të jetë e ardhmja e kodit të aplikacioneve mobile, ky standard është akoma në periudhën fillestare dhe ka shumë për të kaluar para se të ofroj kodimet që zhvilluesit e aplikacioneve i kanë në API-t e tyre.

“Nga perspektiva e zhvilluesve të lojërave, nëse  dëshironi të arrini performancë më të lartë për konsumatorët tuaj, ju keni nevojë për shumë API që nuk përkrahin HTML5,” deklaroi Sharma. “Ta marrim si shembull GPS. Shumë aplikacione e marrin shtruar, por brenda botës së HTML5, API-t për këtë nuk ekzistojnë akoma.”

Eli Schleifer, themelues i Directr dhe moderator i këtij paneli shfaqi mendimin e tij për HTML5 duke thënë që më së miri do të ishte të përdorej nga kompanitë që zhvillojnë aplikacioneve relativisht të thjeshta dhe nuk kanë nevojë për shërbimet e bazuara në lokacion dhe vegla tjera të komplikuara për zhvillim.

“Nëse shkruani një aplikacion për shitore ushqimore atëherë HTML5 është i shkëlqyeshëm,” deklaroi ai. “Për zhvilluesit e tjerë nuk mendoj që do të funksionoj për momentin.”

 

Aplikoni për patentë, herët dhe shpesh. Në rast se nuk e keni vërejtur bota e celularëve ka qenë e mbushur me një seri të padive dhe kundërpadive për pronë intelektuale. Kjo është arsye se nëse mendoni që keni një ide brilante që mund të jetë mrekullia e radhës, ju vërtetë duhet të patentoni dhe të parandaloni imituesit të ju vjedhin aplikacionin tuaj.

Edhe pse kjo duket tmerruese, panelistët theksuan që aplikimi fillestar është goxha i lirë dhe bizneset do të jenë të kënaqura që kanë investuar në mbrojtjen e pronës së tyre intelektuale sapo të fillojnë të shfaqen rezultatet e para të biznesit së tyre.

“Ne inkurajojmë njerëzit të mos frikësohen nga ky proces,” deklaroi Sean Kelly, nënpresident i zhvillimeve të produkteve në Zynga. “Ne mendojmë që është një mundësi e shkëlqyeshme për zhvilluesit të jenë pjesë e këtij procesi.”

Sharma gjithashtu shtoi që përfshirja në mbrojtjen e pronës tuaj intelektuale do të ishte një bonus për të fituar fondacione nga investitorët potencial.

“Njerëzit do të ju marrin si një startup serioz nëse keni kaluar këtë proces,” tha ai. “Do të mund të tingëllonte si mundim i panevojshëm për të bërë patentimin, por mendoj që gjatë viteve të ardhshme mbrojtja e pronës intelektuale do të jetë punë e rëndësishme në tregun e aplikacioneve.”

Lajmet e fundit>