Internet

Si të evitoni pagesën për wireless në hotel

Oct 13 2012
0 Shpërndarje
Si të evitoni pagesën për wireless në hotel

Të gjithë e dimë shumë mirë se sa e bezdisshme është të paguash për internetin në një hotel. Edhe pse mund të duket e pazakontë, ka ende hotele që nuk e ofrojnë internetin e tyre pa pagesë.

Sipas një studimi nga J.D. Power & Associates, rreth 55% e klientëve të hoteleve përdorin internetin gjatë qëndrimit të tyre. Kjo shifër është rritur me 20% nga viti 2006. Rreth 87% e atij grupi përdorin Wi-Fi.

Edhe pse turistët presin që të gjejnë internet pa pagesë në hotelin ku kanë rezervuar, jo gjithmonë ndodh kështu. Megjithatë, ka disa mënyra për të evituar pagesën e internetit në një hotel.

1. Përdorni aparatin tuaj celular

Mund të lidhni celularin tuaj smartfon me laptopin përmes lidhjeve 3G ose 4G, nëse gjeni plane tarifore jo shumë të shtrenjta nga kompania juaj telefonike. Pasi të bëni këtë, mos harroni të vendosni një fjalëkalim për të mos i lejuar vizitorët që mund të jenë ngjitur me dhomën tuaj të përdorin të njëjtën linjë.

2. Blini një wirelessrouter

Edhe pse ka shumë hotele të cilat kërkojnë pagesë për internetin, disa ofrojnë kabllo ethernet pa pagesë. Duke shpërndarë linjën përmes një routeri, mund të përdorni internetin në laptop apo në pajisjet e tjera.

3. Kontrolloni hollin

Ndoshta mund t’ju kushtojë shumë të hyni në internet nga dhoma juaj, por ndodh shpesh herë që hotelet ofrojnë internet pa pagesë në hollin e tyre.

4. Gjeni lidhje interneti afër hotelit

WeFi është një bazë të dhënash me mbi 132 milionë vende Wi-Fi në të gjithë botën, nga qytetet e vogla e deri tek qendrat urbane.

Kompania ka edhe aplikacionin e saj për iOS dhe Android, gjë që ju lehtëson punën e gjetjes së vendit më të afërt me Wi-Fi pa pagesë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>