Karriere

Si të evitoni 5 hapa të gabuara në karrierën tuaj të IT-së

Feb 20 2014
0 Shpërndarje
Si të evitoni 5 hapa të gabuara në karrierën tuaj të IT-së

ITFakti që jeni rritur në detyrë apo që keni marrë pozicionin që keni ëndërruar prej kohësh nuk do të thotë se tashmë mund të rrini të qetë dhe të shijoni karrigen e re. Puna në vazhdimësi është po aq e rëndësishme sa edhe më parë kur luftonit për t’u rritur në detyrë. Përmirësimi i aftësive, vlerave apo qëllimeve tuaja duhet të jetë ndër prioritetet kryesore edhe tani që keni kaluar në një pozicion të ri.

Ndodh ndonjëherë që njerëzit, pasi kanë marrë pozicionin e tyre të parapëlqyer në kompani, neglizhojnë shumë gjëra që janë në fakt thelbësisht kryesore. Ja disa gjëra që duhet të vazhdoni të bëni edhe në punën tuaj të re:

Mos ndaloni së krijuari kontakte

Krijimi i kontakteve me njerëzit është shumë i rëndësishëm, pavarësisht pozicionit që keni. Mos harroni gjithashtu se nuk duhet të fokusoheni gjithmonë për të lidhur kontakte me njerëz jashtë kompanisë suaj por edhe me punonjës brenda saj. Ndërtoni kontakte me departamente, njësi apo sektorë brenda kompanisë për të siguruar një bashkëpunim dhe komunikim më efektiv.

Fatin e bëni vetë

Shumë analistë sugjerojnë se fatin e bëjmë vetë. Ka plot njerëz që varen gjithmonë nga shefi apo menaxheri sipër tyre për të marrë vendime lidhur me karrierën e tyre. Kontrollin mbi karrierën tuaj duhet ta keni ju, edhe pse mund të merrni herë pas here sugjerime nga persona me pozicione më lart jush.

Krijoni një plan pesë vjeçar

Kur filloni punë diku, ndoshta në mendjen tuaj e keni një plan pesë vjeçar se si mendoni që do të ecë puna juaj në një kompani. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe nëse rriteni në karrierë. Sigurohuni që i mbani të përditësuara planet. Rishikoni qëllimet apo arritjet që synoni të bëni pasi është më e lehtë të marrësh vendime për karrierën kur ke një plan të mirëmenduar më parë.

Mbajini profesionale rrjetet sociale

Një prej gabimeve më të mëdha në karrierë është ekspozimi i tepruar i jetës personale në publik. Mos harroni se sa më shumë shkrihet kufiri mes jetës profesionale dhe asaj personale nëpër rrjetet sociale, aq më shumë kujdes duhet të keni. Mos postoni gjëra që nuk do të donit t’i shihte apo lexonte shefi juaj apo dikush tjetër nga kompania. Ecni gjithmonë me supozimin se pavarësisht sa strikte janë opsionet tuaja të privatësisë, postimet tuaja mund të arrijnë të shihen në një farë pike. Me pak fjalë, mos postoni gjëra që mund t’ju prishin punë.

Mbajini të mprehta aftësitë tuaja të IT-së

Pavarësisht se në cilën industri punoni, ajo që ka rëndësi është të shtoni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja profesionale. Nuk mjafton thjesht të diplomohesh dhe të presësh. Arsimimi është një proçes në vazhdimësi dhe mjaft i rëndësishëm nëse doni të arrini sa më lart, veçanërisht nëse jeni një prej punonjësve kyçë të kompanisë. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>