Business & Management

Si të bëhesh një CIO i suksesshëm

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Si të bëhesh një CIO i suksesshëm

Vetëkënaqësia nuk është shenjë tipike e profesionistëve të IT-së. Të punosh në botën e teknologjisë do të thotë që të mos bazohesh asnjëherë vetëm mbi diplomën apo çertifikatën e një kursi.

Profesionistët e botës së IT-së duhet të përqafojnë menjëherë ndryshimet e reja. Ata duhet të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të qenë gjithmonë me hapin e kohës.

Cilët janë faktorët më kritikë që një CIO të japë rezultate të mira në mënyrë të vazhdueshme?

Ka dy faktorë: rritja personale dhe influenca e mjedisit. Një pjesë e tyre shihet në mënyrën se si CIO-t menaxhojnë ekipet e tyre. Një CIO që beson në lirinë e mendimit, do t’i inkurajojë pjesëtarët e ekipit për të krijuar. Një CIO duhet të kuptojë gjithashtu se pjesëtarët e ekipit kontribojnë më tepër në suksesin e tyre.

Në ç’mënyrë duhet të investojë një CIO në zhvillimin e vet për t’u siguruar që është i përditësuar me teknologjinë?

Për të arritur këtë, një CIO duhet të lidhë nevojat e veta me kërkesat e biznesit. Ata duhet të përqëndrohen në të kuptuarit e teknologjisë së fundit si dhe të përvetësimit të njohurive më të reja teknike çdo ditë.

Këto mund të realizohen përmes ndjekjes së seminareve, mbledhjes së publikimeve shkencore apo akademike si dhe shoqërimi me kolegë të tjerë të botës së teknologjisë. Ata duhet të testojnë gjithashtu edhe vetveten. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>